LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga nesër hyjnë në grevë

Administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga nesër hyjnë në grevë

Punëtorët e administratë së Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga dita e martë.

Kyetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, ka bërë të ditur se greva do të fillojë nga ora 08:00-16:00.


Megjithatë ai theksoi se administrata do të merr pjesë në seanca gjyqësore në rastet me paraburgim, dhunë në familje dhe pranim të shkresave për mos humbje të ankesave.

Këkesat e tyre janë; aprovimin e Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive, përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujta ditore prej 3 euro si dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro.

Ndryshe, Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 25 janar 2022 ua kishte drejtuar të gjitha institucioneve një kërkesë për realizimin e kërkesave të tyre.

Me anë të kësaj kërkesë, ata kishin kërkuar që të aprovohet Ligjit për Administratën e Punëtorëve te Gjykatave dhe Prokurorive, bazuar në Projektligjin për ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik e specifikuar në nenin 2, pika 8.

Po ashtu, kjo shoqatë kishte kërkuar që të aprovohet edhe Ligji për Paga, i cili duhet sponsorizuar nga MAP-I, e që sipas tyre, duhet të eliminohen 11 nene të cilat nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me qëllim që të bëhet balancimi i tri pushteteve dhe gjyqësori si shtyllë e tretë e pushtetit të ketë pavarësinë e tij të plotë funksional, organizativ dhe buxhetor.

Kërkesë tjetër e administratës së gjykatës është edhe rregullimi i pagave me ligj-përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës gjyqësore dhe prokuroriale me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por sipas grevistëve, do të lejohen që lëndët e natyrës urgjente si: lëndët me paraburgim dhe lëndët me të cilat rrezikohet personaliteti i njeriut (dhuna në familje), të lejohet të punohet si dhe shkresat që i adresohen gjykatës të pranohen nga stafi i arkivës në kohën e caktuar nga këshilli grevist.