LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se gjysma e britanikëve mendojnë se Roman Abramovichit duhet t’i merret Chelsea nga pronësia

Më shumë se gjysma e britanikëve mendojnë se Roman Abramovichit duhet t’i merret Chelsea nga pronësia

Roman Abramovich duhet t’i sekuestrohet pronësia e Chelseat, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, sipas më shumë se gjysmës së britanikëve.

Presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës të enjten në mëngjes, duke shkaktuar zemërim masiv ndaj tij nga pjesa më e madhe e botës.

Veprimet e tij kanë çuar në sanksione nga qeveria britanike ndaj Rusisë, dhe disa rusëve në Mbretërinë e Bashkuar, por shumë besojnë se nuk kanë shkuar aq larg sa duhet deri më tani.


Një deputet madje bëri thirrje që Abramovichit t’i sekuestrohej ekipi i tij i futbollit, pavarësisht se miliarderi shpeshherë ka hedhur poshtë çdo lidhje aktuale me Putinin.

Dhe tani duket se publiku britanik pajtohet me deputetin laburist Chris Bryant se klubi nuk duhet të jetë në zotërimin e rusit, me mbi 61për qind të të anketuarve që thonë se duhet t’i merret, ose se sanksioni nuk shkon aq larg sa duhet.

55-vjeçari nuk jeton më në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ka pasur nënshtetësi që nga viti 2018 dhe është parë rrallë në Stamford Bridge që kur u transferua në Izrael.

Ai u kthye në fund të vitit të kaluar dhe ishte gjithashtu në Portugali për të parë ekipin të fitonte Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, kur ata mposhtën Manchester Cityn në finale.

Abramovich fitoi një padi kundër botuesit HarperCollins vitin e kaluar kur një libër për Putin pretendonte se presidenti rus kishte urdhëruar miliarderin të blinte Blutë në vitin 2003.

Ndërsa ai ende nuk ka komentuar për situatën në vendin e tij, vajza e tij postoi në mediat sociale se ishte lufta e Putinit dhe se publiku rus nuk e mbështeti pushtimin.

Që kur bleu klubin e Londrës perëndimore, Abramovich ka parë sukses të jashtëzakonshëm në Stamford Bridge dhe klubi ka çdo titull.

Pesë nga gjashtë titujt e ligës së klubit janë fituar që nga viti 2003, si dhe pesë Kupa FA dhe dy Kupa të Ligës, dhe suksesi nuk ka qenë i kufizuar në titujt vendas.

Ata kanë fituar dy Liga të Kampionëve, dy Liga të Evropës dhe Superkupën e UEFA-s. Suksesi në Kupën e Botës së Klubeve të FIFA bëri që ata të fitojnë çdo trofe të mundshëm.

Të dielën ata mund të shtojnë një tjetër fitore të Kupës së Ligës, pasi do të takohen me Liverpoolin në finalen e Carabao Cup në Wembley. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori