LAJMI I FUNDIT:

Sacchi shpjegon mënyrën se si Milani mund të fitojë titullin në Serie A

Sacchi shpjegon mënyrën se si Milani mund të fitojë titullin në Serie A

Ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi, pranon se kuqezinjtë nuk janë skuadra më e mirë në Itali, por ata ende mund të fitojnë Scudetton me përkushtimin e duhur dhe etikën e punës.

Kuqezinjtë janë kryesuesit e tabelës së Serie A me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit. Nerazzurrët kanë një lojë më pak, por humbën një shans për të kapërcyer rivalët lokal fundjavën e kaluar duke humbur 2-0 kundër Sassuolos në Giuseppe Meazza.


Milani humbi gjithashtu një shans për të rritur diferencën me rivalët e tyre gjatë fundjavës, duke barazuar 2-2 në udhëtim te Salernitana.

Pioli pas fitores ndaj Sampdorias: Milani punon për të realizuar ëndrrat
Lexo po ashtu Pioli pas fitores ndaj Sampdorias: Milani punon për të realizuar ëndrrat

Sacchi diskutoi garën për Scudetto në rubrikën e tij në La Gazzetta dello Sport, duke shpjeguar se si ish-klubi i tij mund të fitojë titullin e parë në më shumë se dhjetë vjet.

“Gara është emocionuese dhe përfshin Interin, Milanin dhe Napolin. Kuqezinjtë kanë dëshmuar se mund të humbasin kundër kujtdo nëse nuk luajnë si skuadër, madje edhe kundër Salernitanas së vendit të fundit”, ka shkruar fillimisht Sacchi.

“Skuadra e Piolit nuk është më e mira në Itali, por luan futboll të mirë. Megjithatë, nëse ata nuk punojnë si një grup i bashkuar ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ata nuk do të shkojnë askund”.

Koulibaly pas barazimit ndaj Interit: Napoli beson ende në ëndrrën e Scudettos
Lexo po ashtu Koulibaly pas barazimit ndaj Interit: Napoli beson ende në ëndrrën e Scudettos

“Rosonerët fikën motorin në Salerno. Më pyesin shpesh: ‘A mund ta fitojë Milani titullin?’ Po, me kusht që të gjejnë angazhimin dhe etikën e duhur të punës”.

“Ata mund të fshehin përvojën dhe kufizimet e tyre teknike vetëm duke luajtur futboll të mirë”, përfundoi trajneri legjendar italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori