LAJMI I FUNDIT:

Pioli pas fitores ndaj Sampdorias: Milani punon për të realizuar ëndrrat

Pioli pas fitores ndaj Sampdorias: Milani punon për të realizuar ëndrrat

Stefano Pioli nuk do të përmendë Scudetton, duke këmbëngulur vetëm se ambicia e Milanit është të ‘bëjë më mirë se sezonin e kaluar’ dhe të mbajë këtë vetëbesim pasi mposhti Sampdorian 1-0.

Presioni ishte i shtuar pasi Napoli dhe Interi barazuan 1-1 mbrëmë dhe kuqezinjtë e dinin se një fitore do t’i dërgonte ata në krye të tabelës, edhe nëse djemtë e Simone Inzaghit kanë ende një lojë më pak.

Rossonerët arritën ta mposhtin presionin dhe ta fitojnë ndeshjen me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Rafael Leao (8’).


Gjatë shtatë ditëve të fundit, Milani ka mposhtur Interin dhe Sampdorian në Serie A dhe Lazion 4-0 në Kupën e Italisë për të arritur edhe në gjysmëfinale.

“Ka qenë java perfekte. Kishte ndeshje shumë të vështira dhe delikate që dolën një javë më parë, kështu që fitimi i të treve është sigurisht një shenjë e shkëlqyer. Ne duhet ta marrim ndeshjet një nga një dhe të ruajmë këtë mentalitet”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

“Milani ka një identitet tani, pavarësisht se kush luan, dhe kjo është gjëja më e kënaqshme për mua, punën tonë dhe klubin”.

“Synimi ynë ishte të përmirësoheshim nga sezoni i kaluar. Aktualisht kemi dy pikë më shumë në këtë fazë sesa sezonin e kaluar, kështu që do të jetë e vështirë, por ne përballemi me çdo ndeshje si testin më të rëndësishëm”.

Pioli u pyet nëse ai të ishte një tifoz i Milanit tani, a do të ëndërronte Scudetton?

“Nëse do të isha tifoz, do të isha në tribunë duke festuar me pjesën tjetër të turmës. Mundohem të punoj shumë për të realizuar ëndrrat e mia”.

“Si trajner, jam krenar kur tifozët janë në gjendje të dallojnë një gjest si ndjekja e topit dhe rikuperimi i një ndërhyrjeje. Jemi në një nivel shumë të lartë sa i përket besimit dhe vetëbesimit, ndaj klubi, lojtarët, tifozët, të gjithë po shtyjmë në të njëjtin drejtim”.

“Ne e dimë se ka një rrugë të gjatë përpara nesh, por ne duam ta vazhdojmë atë”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori