LAJMI I FUNDIT:

Tupançeski: Me ligjin e ri përforcohet funksionaliteti i sistemit për ekspertizë ligjore

Tupançeski: Me ligjin e ri përforcohet funksionaliteti i sistemit për ekspertizë ligjore

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt debat publik për projekt – tekstin e Projektligjit për ekspertizë, në të cilin fjalime përshëndetëse patën ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski dhe zëvendësministri, Agim Nuhiu.

Ministri Tupançeski në fjalim ka theksuar se ndryshimet e reja të Ligjit për ekspertizë është bërë rishikimi i sistemit të ekspertizës gjyqësore përmes saktësimit të dispozitave me të cilat rregullohet hyrja në profesionin e ekspertit ligjor, zbatimi i ekspertizës dhe vazhdimi i licencave duke e pasur parasysh atë se Oda e ekspertëve ligjorë nuk ka qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore.


“Besoj se me sjelljen e këtij ligji bashkëkohor do të zgjidhen problemet afatgjata me të cilat përballen qytetarët, gjykatat dhe vetë ekspertët dhe do të kontribuojë drejt përforcimit të efikasitetit dhe cilësisë së procedurave ligjore”, ka thënë Tupançevski, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Tupançeski është përqendruar edhe në nevojën e ndryshimit të ligjit të deritanishëm dhe ka potencuar se për shkak të numrit të madh të dobësive dhe mangësive të gjetura në ligjin aktual, ka qenë e domosdoshme nevoja e përforcimit të funksionalitetit të sistemit për ekspertizë përmes sjelljes së ligjit të ri i cili tërësisht do t’i përgjigjet sistemit të reformuar gjyqësor.

Zëvendësministri Nuhiu ka shtuar se me ndryshimet e reja ligjore çështjet e deritanishme jologjike do të mënjanohen.

“Për ekspertizë zë huaj ka raste kur gjykatësit shfaqin dilema nëse duhet në mënyrë të drejtpërdrejtë të aplikojnë ekspertizë të huaj ose të kërkojnë mendim ose ekuivalencë të ekspertizës së huaj. Në disa raste disa ekspertë të caktuar akademikë dhe shkencorë kanë dhënë ekspertizë për një fushë të caktuar ndërsa më pas për raste të tjera të fushës së njëjtë e kanë refuzuar për shkak të jokompetencës. Për shkak të situatave të tilla përpunimi i një teksti të ri të Ligjit për ekspertizë ishte më se i nevojshëm”, ka thënë Nuhiu.

Para pjesëmarrësve, pjesëtarët e Agjencisë për ekspertiza gjyqësore dhe anëtarë të pranishëm të grupit të punës, që gjatë periudhës së kaluar së bashku me ekspertët e Republikës së Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka punuar në mënyrë aktive në përgatitjen e Projekt – tekstit të Ligjit për ekspertizë, fjalime kanë pasur edhe drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Deontologji Mjekësore, prof.dr. Aleksandar Stankov dhe kryetarja e grupit të punës, Valentina Shaurek.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori