LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i seancës gjyqësore për rastin e Donjeta Pajazitajt, reagon avokati i të akuzuarit

Anulimi i seancës gjyqësore për rastin e Donjeta Pajazitajt, reagon avokati i të akuzuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka anuluar sot mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitaj.

Arsyeja e anulimit të kësaj seance ishte pamundësia e sjelljes së të akuzuarit në këtë rast Naser Pajazitaj në seancë gjyqësore.


Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe avokati Ahmet Tahiri i cili mbron të akuzuarin Naser Pajazitaj.

Tahiri në një reagim të bërë në Facebook, ka shkruar se zvarritja e procesit gjyqësor është krejtësisht e panevojshme duke konsideruar se një i akuzuar I pafajshëm po mbahet i privuar nga liria.

Anulohet përsëri seanca gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitajt, vëllai i të ndjerës thotë se procesi po shtyhet deri sa të vdes i akuzuari
Lexo po ashtu Anulohet përsëri seanca gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitajt, vëllai i të ndjerës thotë se procesi po shtyhet deri sa të vdes i akuzuari

“Arsyetimi se kjo seancë ka dështuar për shkak të mos sigurimit të transportit është shembull se si një i pafajshëm mund të vazhdojë të qëndroj në burg për arsye nga më banale. Ndërkohë, me gjithë respektin për palën tjetër që dëshiron drejtësi, ajo nuk mund të arrihet me aludime të paqena duke vënë në pyetje dyshimin “për pritjen e vdekjes së të dyshuarit”.  Vdekja e askujt nuk e rikthen në jetë dikë tjetër”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe sot, vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj ka thënë se si familjar të Donjetës mendojnë se seancat po anulohen shumë herë dhe do t’i anulojnë deri në ditën kur do të vdes i akuzuari dhe se e vërteta do të mbetet mister përgjithmonë.

Zyrtarja ligjore në këtë gjykatë, Gentiana Hoxha bëri të ditur për Telegrafin se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 10 mars 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori