LAJMI I FUNDIT:

Nëse e keni këtë numër në datën e lindjes, ju jeni të veçantë

Nëse e keni këtë numër në datën e lindjes, ju jeni të veçantë

Jeni të destinuar të arrini sukses të jashtëzakonshëm në jetë!

Sipas numerologjisë, çdo numër ka një kuptim të caktuar. Personat që kanë numrin 8 në datën e lindjes janë të veçantë.

Këta janë njerëz që u rritën herët dhe u bënë përgjegjës. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të qëndrueshëm, të sigurt në vetvete dhe kanë një vullnet të fortë.


Nëse keni numrin 8, jeni të mençur, të disiplinuar dhe punëtorë, transmeton Telegrafi.

Ju dini si të menaxhoni paratë dhe të organizoni biznes, qoftë ai bankar, në drejtësi, politikë, menaxhim apo biznes vetjak.

Jeni ambiciozë, energjikë, të aftë, e dini se çfarë doni dhe si ta arrini atë. Ju keni një qëllim të qartë para jush dhe asgjë nuk do t’ju ndalojë ta arrini atë.

Ju pëlqen gjithashtu të garoni me të tjerët, veçanërisht me një partner në një biznes të përbashkët. Ju dini si t’i zgjidhni problemet. Edhe pse i keni, paratë nuk kanë shumë rëndësi për ju – mund t’i fitoni lehtësisht dhe lehtë t’i humbni.

Në dashuri duhet të krijoni një lidhje të thellë shpirtërore me partnerin. Përndryshe, ajo marrëdhënie nuk do të zgjasë shumë dhe as nuk do të ndiheni të përmbushur. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e vështirë për ata që kanë një tetë në datën e lindjes të gjejnë një partner të përshtatshëm dhe të lidhen me të tjerët.

Ata shpesh ndihen të vetmuar dhe të keqkuptuar. Nuk jeni veçanërisht romantikë, në dashuri preferoni një qasje më të drejtpërdrejtë, pa zbukurime. Por, nëse arrini të gjeni personin e duhur, atëherë ndryshoni plotësisht dhe i jepni të gjithë veten tuaj.

Për shkak se janë ambiciozë, të fokusuar dhe nuk shfaqin emocione, të tjerët ndonjëherë i perceptojnë si të ftohtë dhe të llogaritur. Por ju nuk jeni i tillë. Është thjesht e vështirë për ty të tregosh se kujdesesh. Ju duhet të punoni për t’u çlodhur, për t’u hapur dhe për t’u lidhur me të tjerët. /Telegrafi/