LAJMI I FUNDIT:

Kimia e dashurisë

Kimia e dashurisë

Hulumtuesit kanë mësuar gradualisht shumë më tepër në lidhje me rolet që luajnë të dy partnerët, kur bien në dashuri dhe janë në një marrëdhënie afatgjatë.

Veprojnë shumë kimikate në trurin dhe trupin tuaj, kur jeni në dashuri. Sigurisht, estrogjeni dhe testosteroni luajë një rol në zonën e prirjeve seksuale. Pa to, ne kurrë nuk mund të kemi sipërmarrje në fushën e “dashurisë reale”.

Kjo mendjelehtësi fillestare, që vjen kur biem për herë të parë në dashuri, përfshin ndryshime në rrahjet e zemrës, skuqje të lëkurës dhe pëllëmbë të djersitura. Hulumtuesit thonë, se kjo është për shkak të dopaminës, norepinephrine dhe phenylethylamine që çlirojmë ne. Dopamina është menduar të jetë “kënaqësi kimike”, që prodhon një ndjesi të begatshme. Norepinephrine është e ngjashme me adrenalinën dhe shkakton rrahje të forta të zemrës dhe eksitim. Sipas Helen Fisher, antropolog dhe studiues i mirënjohur, së bashku këto dy kimikate prodhojnë energji ngazëllimi intensiv, pagjumësi, mall, humbje të oreksit dhe vëmendje të përqendruar. Ajo gjithashtu thotë, “trupi i njeriut lëshon koktej të ngazëllimit të dashurisë, vetëm kur plotësohen disa kushte dhe … burrat e prodhojë atë më lehtë se femrat, për shkak të natyrës së tyre më tepër vizuale.”


Hulumtuesit janë duke përdorur rezonancë magnetike funksionale (fMRI) për të studiuar trurin e njerëzve, kur ata shohin në një fotografi objektin e tyre të dashurisë. Sipas Helen Fisher, atë që shohin ata në ato skanime nuk ka lidhje me fazën e romancës, por me fazën e tërheqjes, e cila është si një makinë biologjike e përqendruar në një person. Scans tregoi rritjen e fluksit të gjakut në zonat e trurit me përqendrime të larta të receptorëve për dopaminës, lidhur me zonat e mallit, euforisë dhe varësisë. Nivelet e larta të dopaminës janë të lidhura edhe me norepinephrine, e cila rrit vëmendjen e kujtesës afatshkurtër, hiperaktivitin, pagjumësinë dhe sjelljen e orientuar. Me fjalë të tjera, çiftet në këtë fazë të dashurisë përqendrohen në marrëdhënien e tyre dhe shumë pak tek të tjerat.

Një tjetër shpjegim i mundshëm për fokusimin intensiv dhe pamjen e idealizuar që ndodh në fazën e tërheqjes, vjen nga hulumtuesit në University College në Londër. Ata zbuluan se njerëzit që kanë rënë në dashuri, kanë nivele të ulëta të serotoninës dhe gjithashtu qarqet nervore, të lidhura me mënyrën se si ne i vlerësojnë të tjerët, janë nën presion. Këto nivele të ulëta të serotoninës janë të njëjta si ato që gjenden në njerëzit me çrregullime të tërheqjes, ndoshta duke shpjeguar se pse të dashuruarit tërhiqen pas partnerit të tyre.

Lidhjet kimike
Në dashuri romantike, kur dy njerëz kanë edhe marrëdhënie seksuale, lëshohet oksitocina, e cila ndihmon lidhjen. Sipas studiuesve në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, hormoni i oksitocinës ka treguar të jetë “i lidhur me aftësinë për të ruajtur marrëdhënie të shëndetshme ndërpersonale dhe kufij të shëndetshëm psikologjikë me njerëz të tjerë. ”Kur ajo lëshohet gjatë orgazmës, fillon të krijojë një lidhje emocionale. Oksitocina është e lidhur edhe me marrëdhënien nënë – foshnje nga kontraktimet e mitrës gjatë lindjes së fëmijës dhe refleksit të nevojshëm për dhënien e gjirit.

Vasopresina, një hormon antidiuretik është një tjetër faktor që lidhet me formimin marrëdhënieve monogamous afatgjatë. Dr Fisher beson se oxitocina dhe vasopresina ndërhyjnë mes shtigjeve të dopamines dhe norepinephrine, e cila mund të shpjegojë përse zbehet dashurie pasionante pas bashkimit.

Endorfina, përveçse zbut dhimbjet natyrore të trupit, gjithashtu luan një rol kyç në marrëdhëniet afatgjata. Ajo prodhon një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, duke përfshirë zbutjen, të qenit paqësor dhe i sigurt. Ashtu si dopamina, edhe norepinephrine, endorphins lëshohen gjatë aktit seksual; apo edhe gjatë kontaktit fizik, ushtrimeve dhe aktiviteteve të tjera. Sipas Michel Odent e Qendrës Primal të Kërkimeve të Shëndetësisë Londër, endorfina shkakton një “varësi si e drogës.”

Po më pas?
Ç’ndodh kur kjo ndjenjë euforike zhduket? Sipas Ted Huston në Universitetin e Teksasit, shpejtësia me të cilën përparon kjo ndjenjë, përcakton suksesin përfundimtar të marrëdhënies. Ajo që zbuluan ishte se sa më e gjatë faza kur partneri “vjen rrotull”, aq më të fortë janë marrëdhëniet afatgjata .

Ndjenjat e dashurisë pasionante, megjithatë do ta humbasin fuqinë e tyre me kalimin e kohës. Studimet kanë treguar se dashuria pasionante zbehet shpejt dhe zhduket pas dy ose tre vitesh, transmeton Telegrafi. Kimikatet përgjegjëse për “atë ndjenjë dashurie” (adrenalina, dopamina, norepinephrine, phenylethylamine, etj) zvogëlohen. Papritmas dashuria juaj gjen gabime. Pse ai ose ajo ka ndryshuar, mund të pyesni veten. Në fakt, ndoshta partneri juaj nuk ka ndryshuar fare, por kjo ndodh vetëm se ju tani jeni në gjendje për ta parë atë racionalisht, ndryshe nga pamja përmes hormoneve verbuese të pasionit dhe dashurisë pasionante. Në këtë fazë, marrëdhënia në çift është mjaft e vështirë, ose përfundon.

Nëse marrëdhënia mund të përparojë, atëherë kimikate të tjera si endorfina, për shembull, janë ende duke siguruar një ndjenjë të mirëqenies dhe sigurisë. Përveç kësaj, oksitocina lirohet ende, kur keni marrëdhënie seksuale, që prodhojnë e ndjenjat e kënaqësisë. Vasopressin gjithashtu vazhdon të luajë një rol në vazhdim. /Telegrafi/