LAJMI I FUNDIT:

BIRODI: Asnjë sekondë raportim negativ për Rusinë dhe Kinën në televizionet kombëtare në Serbi

BIRODI: Asnjë sekondë raportim negativ për Rusinë dhe Kinën në televizionet kombëtare në Serbi

Për dhjetë muaj nuk ka pasur asnjë sekondë të raportimit negativ për Rusinë dhe Kinën në televizionet me frekuencë kombëtare në Serbi, treguan rezultatet e monitorimit të Byrosë për Kërkime Sociale (BIRODI).

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më së shumti kohë televizive negative në periudhën e vëzhguar.

Janë analizuar emisionet qendrore informative të pesë televizioneve kombëtare: RTS, Pink, Happy, B92 dhe Prva, në periudhën nga 1 dhjetori 2020 deri më 30 nëntor 2021, me përjashtim të muajve korrik dhe gusht.


BIRODI thekson se zyrtarët kinezë, përfshirë përfaqësues të ambasadës, janë përfaqësuar pozitivisht në 83.4 për qind të rasteve, ndërsa në pjesën tjetër të kohës janë raportuar në mënyrë neutrale, raporton The Geopost.

Mediet e afërta me pushtetin në Serbi – Informer, Alo dhe Espreso vlerësohen me çmimin 'Pinocchio' për dezinformim dhe lajme të rreme
Lexo po ashtu Mediet e afërta me pushtetin në Serbi – Informer, Alo dhe Espreso vlerësohen me çmimin 'Pinocchio' për dezinformim dhe lajme të rreme

Zyrtarët rusë janë të përfaqësuar pozitivisht në një përqindje edhe më të lartë – 89.6 për qind, ndërsa pjesën tjetër të kohës përfaqësohen në mënyrë neutrale.

Në periudhën e vëzhguar, BE-ja ishte kryesisht e përfaqësuar në mënyrë neutrale (3/4 e rasteve), çdo e pesta e sekondës kishte konotacion pozitiv, ndërsa raportimi negativ për BE-në mori 6.8 për qind të kohës.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur kohën më negative gjatë asaj periudhe. Zyrtarët amerikanë, përfshirë anëtarët e ambasadës amerikane, u paraqitën negativisht në një të pestën e kohës së vëzhguar. Raportimi neutral u regjistrua në 2/3 e rasteve, ndërsa pozitiv ishte 1/6.

Kurhasani: Kosova në udhëkryq të influencës Rusi-Serbi-Kinë përmes dezinformatave që plasohen në Shqipëri
Lexo po ashtu Kurhasani: Kosova në udhëkryq të influencës Rusi-Serbi-Kinë përmes dezinformatave që plasohen në Shqipëri

BIRODI përfundon se një raportim i tillë shkel të drejtat e garantuara të qytetarëve për t’u informuar në mënyrë objektive dhe të paanshme në Serbi, dhe se “bashkëpunëtor” në këtë është Organi Rregullativ për Media Elektronike (REM), i cili nuk dënon informacionin e njëanshëm. /The Geopost/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Amerika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Botë
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori