LAJMI I FUNDIT:

Kurhasani: Kosova në udhëkryq të influencës Rusi-Serbi-Kinë përmes dezinformatave që plasohen në Shqipëri

Kurhasani: Kosova në udhëkryq të influencës Rusi-Serbi-Kinë përmes dezinformatave që plasohen në Shqipëri

Zëvendësdrejtori i NDI, Valon Kurhasani në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për raportin e fundit të publikuar nga kjo organizatë lidhur me sfidat e integritetit të informacionit.

Kurhasani ka treguar se mediat në Kosovë kanë mungesë të transparencës, të cilat ndikojnë që akterët tjerë politik të lidhin marrëveshje në aspektin biznesor duke e bërë më të lehtë qarkullimin e dezinformatave.


“Media ka mungesë të transparencës, qoftë financiare, qoftë në pronësi, qoftë në plotësim të kushteve optimale të punës për gazetarët e cila ndikon dhe i bënë të cenueshëm që akterët tjerë politik të lidhin në aspektin biznesor këtë lloj lidhje për qarkullim të dezinformatave për përfitime afatshkurta të partive politike”, u shpreh ai.

Kurhasani shtoi se ky dezinformim vendor e krijon një bazament të fuqishëm për ndërhyrje nga jashtë, që kryesisht vijnë nga Rusia e Serbia.

“Sot Kosova ndikohet përmes komuniteti serb në Kosovë, Serbia influencon në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut. Rrjedhje direkte të informacionit ka Rusi-Shqipëri dhe prej Shqipërisë kalohet në Kosovë. Ne jemi në udhëkryq të marrjes së informacionit të çrregullt. Janë dy premisa që e mundësojnë këtë, një jemi duke krijuar një ambient të kontaminuar për ndërhyrje nga jashtë dhe e dyta eksplantimi i ndarjeve të brendshme”, u shpreh Kurhasani.

Dezinformatat në Kosovë, Kurhasani nga NDI: Politikanët dhe partitë politike po i ndihmojnë manipulimit të informacionit
Lexo po ashtu Dezinformatat në Kosovë, Kurhasani nga NDI: Politikanët dhe partitë politike po i ndihmojnë manipulimit të informacionit

Ai ka theksuar se sot nuk ekziston sovraniteti i informacionit, derisa ka përmendur një shembull sesi në vitin 2019 në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, kanë arritur të zbulojnë llogari në Twitter të hapura kryesisht në Serbi e që kanë pasur ndikim direkt në zgjedhjet në vend.

“Informacioni është fluid dhe lëviz prej një vendi në vendin tjetër. Gjatë zgjedhjeve nga viti 2019 vazhdueshëm kemi gjet llogari të hapura në Twitter, Facebook, portale të ndryshme të cilat me bazë kanë qenë tjetër ka dhe e kanë bërë shpërndarjen e dezinformatave për Kosovë për zgjedhje. Në vitin 2019 ne së bashku me një kompani amerikane kemi bërë monitorimin e komplet mediave sociale jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi dhe disa vende përreth për të parë se nga po rrjedhin këto informata dhe kemi gjetur shumë mesazhe të automatizuara kryesisht në Twitter që kanë ardhur nga Serbia, influencim direkt për zgjedhjet e vitit 2019. Pas ekspozimit të tillë, më nuk janë paraqit. Ne i kemi raportuar këto raste dhe pastaj Twitter i ka anuluar disa mijëra llogari në Serbi”, tha Kurhasani.

Zëvendësdrejtori i NDI, bëri të ditur se Kosova është ende në parandalim të këtyre informacioneve të çrregullta për faktin se ende nuk ka ndodh diçka e madhe siç është rasti me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne ende jemi në parandalim për faktin se ende asgjë e madhe nuk ka ndodh që destabilizon vendin, sikur ishin rastet e puçit në Mal të Zi ose referendumit në Maqedoninë e Veriut, kemi një vetëdije më të lartë për qarkullim të dezinformatave”, u shpreh Kurhasani.

Kurhasani theksoi se njerëzit nuk janë imun ndaj dezinformatave dhe kjo është mungesë e edukimit medial. Ai ka theksuar se për të pasur një treg më të mirë publik të informacionit duhet që secili akterë të luaj rolin e tij.

“Partitë politike duhet me u zotu që mos me kontaminua dhe me mbajt sa më shëndetshëm hapësirën publike të informacionit. Media duhet të ofroj transparencë edhe pronësisë edhe financiare dhe të ofroj kushte më të mira pune për gazetarët në kuptimin e respektimit të ligjit të punës. Shoqëria civile mundet me luajt rol të mirë në monitorimin e mediave”, tha Kurhasani.

Kurhasani bëri të ditur se në një hulumtim që kanë bërë për moshat 16-29 vjeç ka rezultuar se dezinformatat jo vetëm që janë të cenueshme por kanë ndikim edhe në shëndetin e tyre mental.

Ai ka theksuar se duhet të ngritën kapacitet në sigurinë kibernetike në Kosovë e që vendi ynë qëndron shumë keq, duke përmendur këtu influencimin kinez.

“Influencimi kinez, ka tendenca në Kosovë që kryesisht janë narrativa të promovimit të butë që vjen nga Kina në aspektin e zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Kurhasani bëri të ditur se gjatë përpilimit të këtij raporti kanë analizuar diku 36 mijë artikuj, prej tyre 10% kanë pasur dezinformim, ku ky lloj dezinformimi ka arrit te 28 milionë e 700 mijë përdorues dhe është shpërnda 82 mijë herë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori