LAJMI I FUNDIT:

Ylli fiton me lehtësi ndaj Dritës dhe vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ‘Agim Lluka’

Ylli fiton me lehtësi ndaj Dritës dhe vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ‘Agim Lluka’
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 116-57 (21:14, 31:9, 35:19, 29:15), për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës ‘Agim Lluka’.

Kampionët e Kosovës ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe pa problem.

Therandasit e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi deri në nëntë pikë, 19:10, ndërsa e fituan çerekun e parë 21:14.


Liderët e elitës së basketbollit të Kosovës dominuan totalisht, duke e rritur epërsinë edhe më shumë, duke shkuar në pushim me shifrat 52-23.

Ngjashëm vazhduan edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, madje epërsia shkoi në 45 pikë, 87:42, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm për formalitet, ku Ylli triumfoi me rezultat 116-57.

Therandasit në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Prizreni 16-Bashkimi, që zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 20:00.

Në trend Sport

Më shumë
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
PSG po e transferon zëvendësuesin e Mbappes - ka shënuar 76 gola për klubin e tij

PSG po e transferon zëvendësuesin e Mbappes - ka shënuar 76 gola për klubin e tij

Ligue 1
Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

La Liga
Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Premier League
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Kalo në kategori