LAJMI I FUNDIT:

‘Bomba’ e Rooneyt: Do të doja të isha trajner i Manchester Unitedit

‘Bomba’ e Rooneyt: Do të doja të isha trajner i Manchester Unitedit

Wayne Rooney pranoi se do të dëshironte të drejtonte një ditë ish-klubin e tij, Manchester United, pasi ish-ylli i Anglisë mori pjesë në premierën e një dokumentari për uljet dhe ngritjet në jetën e tij, si brenda dhe jashtë fushës.

Rooney ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në histori të klubit nga Old Trafford dhe tashmë ka nisur zejen e trajnerit te Derby County në Championship.


Megjithatë, synimi i anglezit është të rikthehet te Djajtë e Kuq si trajner, pas karrierës së bujshme si lojtar.

Rooney refuzon punën e trajnerit te Evertoni
Lexo po ashtu Rooney refuzon punën e trajnerit te Evertoni

“Manchester United, Everton, dy klubet që janë shumë afër meje, dhe shpresoj se një ditë në të ardhmen, nëse mund të menaxhoj një nga ato klube, do të ishte një arritje e madhe për mua”, ka thënë fillimisht Rooney kur u pyet nëse një ditë ai do të donte të merrte drejtimin e United.

Djajtë e Kuq aktualisht po luftojnë për formën nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick dhe janë jashtë katërshes në renditjen e Ligës Premier.

Rooney, golashënuesi rekord i United, beson se kushdo që emërohet si menaxher i përhershëm në Old Trafford duhet t’i jepet kohë për ta bërë klubin të sfidojë sërish për trofe.

Lojtarët e Unitedit dhe Anglisë, Harry Maguire, Marcus Rashford dhe Luke Shaë ishin gjithashtu të pranishëm në premierën e ‘Rooneyt’ të së mërkurës në Mançester. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori