LAJMI I FUNDIT:

IPK suspendon komandantin e Policisë në veri për shkak të dhunës në familje

IPK suspendon komandantin e Policisë në veri për shkak të dhunës në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e Uglesha Jarediq, Komandant i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Në një përgjigje për Telegrafin, IPK thotë se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.


“IPK ka pranuar dje informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor  në Mitrovicën e Veriut dyshohet se  ka kryer veprën penale dhunë në familje dhe pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke ndërmarrë disa veprime hetimore”, thuhet në përgjigje.

Tutje theksohet se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Telegrafi/