LAJMI I FUNDIT:

Nga Ronaldo, Aguero e Beckham – futbollistët që pëlqejnë ta kalojnë kohën duke peshkuar

Nga Ronaldo, Aguero e Beckham – futbollistët që pëlqejnë ta kalojnë kohën duke peshkuar
(Foto: Instagram/The Sun)

Një mënyrë e mirë për t’u çlodhur nga presionet e lojës. Është një listë e gjatë e futbollistëve, të cilëve u pëlqen ta kalojnë kohën e tyre të lire duke u relaksuar në një vend peshkimi.

Cristiano Ronaldo, David Beckham, Memphis Depay, John Terry e Sergio Aguero, janë të njohur për varjen e shkopinjve të tyre në liqen dhe det me shpresën për të kapur ndonjë peshk.


Duke qenë me origjinë nga Madeira, nuk ka dyshim se Cristiano Ronaldo duhet të dijë diçka më shumë për peshkimin, pasi qyteti portugez është kryeqendra e sportit të peshkimit.

(Foto: Instagram)

Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero, në rastet kur ishte i lënduar, zgjidhte që ta kalonte kohën me hobin e tij të preferuar, peshkimin.

(Foto: Instagram)

Legjenda e Manchester Unitedit, David Beckham, që nga viti 2016 me raste ka publikuar fotografi në rrjetet sociale duke kapur peshq, si dhe krahas peshkimit është edhe admirues i detit.

(Foto: Instagram)

Kur ishte i vogël, futbolli nuk ishte dashura e vetme e Memphis Depay. Që nga mosha dhjetëvjeçare, ai e shoqëronte gjyshin e tij, Keas Schensema, në udhëtimet e peshkimit në Moordrecth. Madje arrinte edhe të kapte peshq që në atë moshë.

(Foto: The Sun)

Duke ditur karakterin e tij, nuk ka dyshim që Zlatan Ibrahimovic e konsideron veten si peshkatari më i mirë në botë. Veterani i Milanit krenohet me liqenin privat të peshkimit në shtëpinë e tij në Suedi, ndërsa në shpinë ka edhe tatuazh peshku.

(Foto: Instagram)

Në pushimet e tij në Turqi të vitit 2015, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Robin Van Persie, e kishte çuar familjen në peshkim.

(Foto: Instagram)

Legjenda e Chelseat, John Terry, tash kur është pensionuar nga futbolli aktiv, ka më shumë kohë që të merret me hobin e tij të preferuar. Kjo është arsyeja pse ka ndërtuar një liqen në territorin e rezidencës së tij. /Telegrafi/

(Foto: BNPS)

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori