LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dhe Messi kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale sesa Man Utd dhe PSG

Ronaldo dhe Messi kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale sesa Man Utd dhe PSG

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale sesa klubet për të cilat luajnë, respektivisht Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Sulmuesi portugez ka rreth 593 milionë ndjekës në llogaritë e tij personale, me argjentinasin që ka 375 milionë ndjekës në total. Totali i Messit është ulur për faktin se ai nuk ka llogari në Twitter.

Gjetjet vijnë nga UEFA, e cila përfshin mediat sociale në raportin e tyre vjetor të standardeve të futbollit.


Llogaritë dhe yjet botërore më të ndjekur në Instagram
Lexo po ashtu Llogaritë dhe yjet botërore më të ndjekur në Instagram

Ronaldo dhe Messi kryesojnë garën

Për të vënë në kontekst se sa ndjekës kanë dy futbollistët më të mëdhenj në futbollin modern, Manchester Unitedi ka një total ndjekësish prej 169 milionë, që është shumë më poshtë sesa Ronaldo i vetëm.

PSG ka më pak ndjekës se United, me 133 milionë në total, më pak se gjysma e Messit.

Sa i përket klubeve që kryesojnë, Real Madridi është aktualisht klubi më i ndjekur në futbollin botëror, me 251.5 milionë ndjekës në total.

Barcelona përfundoi në vendin e dytë pas Real Madridit me 248 milionë ndjekës, duke treguar diferencën e qartë mes dy gjigantëve spanjollë dhe Manchester United, si dhe PSG-së.

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në çdo sezon nga 2009/10
Lexo po ashtu Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në çdo sezon nga 2009/10

Nënshkrimet e verës shohin rritje të rrjeteve sociale

Përveçse ishin figurat më të njohura në mediat sociale, Ronaldo dhe Messi ishin subjekt i transferimeve të profilit të lartë në verën e vitit 2021.

Ronaldo u kthye në Manchester United nga Juventusi, ndërsa Messi tronditi botën me kalimin e tij nga Barcelona te PSG.

Lëvizja e Messit pa një rritje prej 13 për qind në ndjekësit e mediave sociale të PSG-së nga 110.5 milionë në 115.7 milionë në ditën e prezantimit të tij.

Kjo ishte pak më shumë se 3 për qind e Ronaldos që ai kishte në ndjekësit e mediave sociale të Unitedit nga 161.1 milion në 163.2 milion kur u njoftua nga klubi.

Postime që thyen rekorde

Përveç ndikimit në mediat sociale të klubit të tyre, imazhet e njoftimeve të përdorura nga lojtarët në llogaritë e tyre e dërguan botën në histeri.

Njoftimi i Ronaldos në llogarinë e tij në Instagram arriti në 19 milionë pëlqime, të uzurpuara nga 22 milionë pëlqimet e Messit në llogarinë e tij në Instagram pas nënshkrimit për PSG-në.

Reagimi i fansave i bëri postimet e tyre disa nga postimet më virale në rrjetet sociale në historinë e futbollit, një meritë e popullaritetit të tyre.

Nga Copa America te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG, Messi mban rekordin e tri fotografive më të pëlqyera sportive
Lexo po ashtu Nga Copa America te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG, Messi mban rekordin e tri fotografive më të pëlqyera sportive

Real Madrid performon mirë

Real Madridi ishte përsëri në krye kur ishte fjala për ndjekjen e mediave sociale, duke treguar se mediat sociale kanë gjeneruar sukses jashtë fushës.

Me mbi 200 milionë ndjekës në Facebook dhe Instagram, llogaria e tyre në Tëitter gjithashtu kryeson me mbi 63 milionë ndjekës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Sport
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Kalo në kategori