LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë ther me thikë një burrë në Dragash

Një fëmijë ther me thikë një burrë në Dragash
Foto: Ilustrim

Një fëmijë ka therur me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme”, tha ai.

Gashi tha se njësitet e hetimeve po merren me rastin. /Telegrafi/