LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: LVV gjithmonë ka kundërshtuar projektet energjetike, edhe tash në qeveri veproi vetëm kur ra blloku B2

Tahiri: LVV gjithmonë ka kundërshtuar projektet energjetike, edhe tash në qeveri veproi vetëm kur ra blloku B2

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për rolin e kësaj partie në opozitë dhe mos-pajtimet që ka kjo parti me qeverisjen e tanishme.

Ai një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për për krizën energjetike në vend, Ligjin e Pagave, për politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë.

“Ajo çfarë ka ndodhë në 10 muajt e fundit është që Qeveria Kurti përkundër se ka marrë indikacione të sakta prej KEDS-it dhe prej raporteve ndërkombëtare që do të ketë krizë energjetike, kanë vepruar vetëm atëherë kur ka rënë Blloku B, dhe po ashtu ka vepruar vetëm atëherë kur kriza ka ardhë në pikun e vetë, përderisa gjitha vendet tjera kanë kontraktuar energji, kanë arritur marrëveshje, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në shtator i kanë ngrit trupat e jashtëzakonshme”, është shprehur Tahiri.


Tutje, ai ka shtuar se “Qeveria ka vepruar vetëm në dhjetor, me këtë neglizhencë na ka pru në një krizë, në këtë situatë ku problemi i cili ka qenë shtresuar po mundohet me ia shkarku qytetarëve përmes rritjes së çmimit”.

Sipas Tahirit, LVV gjithmonë ka kundërshtuar projektet energjetike duke kundërshtuar ato sa ka qenë në opozitë, duke filluar nga ideja e Kosovës së Re e deri tash te ideja e tubacionit me gaz.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, thotë se kjo situatë ka ardhur për shumë arsye, e sipas tij, njëra ndër to është edhe mungesa e vizioneve për investime në kapacitetet energjetike.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi, Foto: Ridvan Slivova

Duke folur për krizën energjetike, Tahiri në emisionin “Përballje”, deklaroi se si AAK më herët kanë pasur disa projekte për energjinë.

“Ju e dini se ne si AAK kur kemi qenë në pushtet kemi pas projektin Kosova C, që ka qenë projekti që do të siguronte investime gjerman. Pastaj, është shty shumë, nuk është investu në Kosovën e re, pastaj filloi debati për energjinë…”, tha ndër tjera ai.

Tahiri tutje ka theksuar se “është e palogjikshme ne me flejtë në pasurinë tonë natyrore dhe mos me pas investime dhe këtë duhet ta trajtojë spektri politik”.

“Konsensusi politik është i nevojshëm, ne kemi pas qëndrim të saktë si AAK”.

Tahiri ka ritheksuar edhe një herë se AAK është kundër rritjes së çmimit të energjisë.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi Foto: Ridvan Slivova

Ai po ashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk po përballet me problemet që i ka Kosova.

“Kemi krizë të një lidershipi vizionar që përballet me problemet që ka Kosova. Energjia është problem serioz. Dhe nuk ka shancë të ngritët çmimi i energjisë. Duhet të sigurohet qasja e Qeverisë në raport të investimit, dhe investimet të fillojnë të ndodhin tani”, potencoi ai.

Në emision, Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë edhe për menaxhimin e pandemisë, duke pohuar se masat e fundit të ndërmarra janë në dëm të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori