LAJMI I FUNDIT:

Pasi vdiqën tetë persona në Kupën e Afrikës – merret vendim i ri

Pasi vdiqën tetë persona në Kupën e Afrikës – merret vendim i ri

Ndeshja e së dielës për Kupën e Kombeve të Afrikës e planifikuar të luhej në stadiumin Olembe është zhvendosur pas rrëmujës së tmerrshme që vrau tetë persona.

Kaosi tragjik shpërtheu në terren të hënën përpara se Kameruni të përballej me Komoros në kryeqytetin Yaounde.


Tetë persona janë konfirmuar se kanë vdekur, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, me të paktën 50 të tjerë të plagosur.

A tragic stampede broke out at the Olembe Stadium on Monday as eight people died

Dëshmitarët raportuan se porta ku bëhej verifikimi i biletave ishte e mbingarkuar nga masa e njerëzve.

Tani, Konfederata e Futbollit Afrikan ka konfirmuar ndryshimin e vendndodhjes për çerekfinalen e së dielës.

Ajo ndeshje, ndërmjet fituesve të Bregut të Fildishtë kundër Egjiptit dhe Malavi kundër Marokut, tani do të mbahet në stadiumin Ahmadou Ahidjo.

Tragjedi në Kupën e Afrikës: Të paktën gjashtë vdekur nga turma në Kamerun
Lexo po ashtu Tragjedi në Kupën e Afrikës: Të paktën gjashtë vdekur nga turma në Kamerun

Presidenti i CAF, Patrice Motsepe deklaroi: “Ne kemi për detyrë të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe më e rëndësishmja të marrim masa parandaluese për të siguruar që ajo që ndodhi të mos ndodhë më kurrë”.

“Është e qartë se ka pasur mangësi, dobësi, dështime, gjëra që duhet të ishin parashikuar”.

Caf president Patrice Motsepe paid tribute to the victims

“Kur njerëzit humbasin jetën e tyre, ju duhet të jeni të zemëruar dhe të kërkoni shpjegime dhe garanci se nuk do të ndodhë më kurrë”, shtoi më tej ai.

Stadiumi Olembe organizoi ceremoninë e hapjes dhe do të presë një gjysmëfinale dhe finalen e Afcon të dielën, më 6 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori