LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët kundërshtojnë masat e reja kundër COVID-19, kërkojnë takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë

Gastronomët kundërshtojnë masat e reja kundër COVID-19, kërkojnë takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës po kërkon takim urgjent me Ministrinë e Shëndetësisë, pas vendosjes së masave të reja të cilat kanë hyrë në fuqi sot. Përfaqësues të kësaj shoqate deklarojnë se institucionet në vend po tentojnë të thellojnë krizën ekonomike në vend.

Ata thonë se gjatë javës së ardhshme do të takohen për të vendosur se si do të veprojnë pas këtij vendimi.


Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë për KosovaPress, se tash e disa herë Ministria e Shëndetësisë po vendos për masa të reja pa u konsultuar me këtë sektor.

“Jemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë qysh po ka kaq shumë tendencë me u thellu më tepër gjendja e përkeqësuar ekonomike. Prej fundit të vitit të kaluar ne kemi pasur sinjale që do të ketë gjendje të rëndë ekonomike, kriza, në këtë gjendje në të cilën jemi dhe me variantin me të cilin po ballafaqohemi mendoj që nuk janë adekuate këto politika të vendosura. Në gjendjen ekonomike në të cilën jemi ne e dimë që ka rritje të inflacionit, ka rritje të çmimeve në furnizim dhe nuk është vazhduar me lehtësira me politika fiskale që lehtësojnë afarizmin e bizneseve në kohë krizash”, shprehet ai.

Sipas tij, vendet në botë përkundër numrit të madh të rasteve me COVID-19, nuk po marrin masa të tilla. Vranica kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të ftohen në takim për të diskutuar në lidhje me këto masa.

Masat e reja anti-COVID: Restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, kufizimi i qarkullimit nga ora 22:00
Lexo po ashtu Masat e reja anti-COVID: Restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, kufizimi i qarkullimit nga ora 22:00

“Nuk jemi mbledhur akoma, sepse i kemi disa grupe dhe organe brenda shoqatës të cilat vendosin dhe marrim propozime, pastaj marrim vendim. Do të mbledhemi si shoqatë gjatë javës së ardhshme dhe kërkesa e parë dhe e domosdoshme është që të ftohet në takim atë që e prek, ashtu siç bëri me drejtoritë e shkollave për shkak të reagimit të Ministrisë së Arsimit dhe të trajtojë edhe institucionet private, këtë rast organizatat që trajtojnë këto biznese… U bëjmë thirrje që të takohemi urgjent ministrit të Shëndetësisë, kemi kërkuar takim edhe pse është dashur që të ftojnë drejtpërdrejt ata, por nuk është parë e arsyeshme”, deklaron ai.

Më tej, ai thekson se masat që kanë hyrë në fuqi sot kanë dëmtuar bizneset, meqë përgatitjet për furnizim i kanë bërë për tërë javën.

Edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit i ka reaguar Qeverisë së Kosovës pas vendosjes së masave të reja anti-COVID, sipas të cilave restorantet dhe kafeteritë do të lejohen të punojë vetëm deri në orën 21:00.

Në reagimin e hotelierëve thuhet se masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, dhe ata për këto masa kanë përmes rrjeteve sociale dhe mediave.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten ka vendosur për masat e reja. Nga sot gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet vetën deri në orën 20:30. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori