LAJMI I FUNDIT:

Pilot-projekti në Britani, 30 kompani do të aplikojnë ndryshimet – katër ditë punë në jave me pagë të njëjtë sikurse me pesë

Pilot-projekti në Britani, 30 kompani do të aplikojnë ndryshimet – katër ditë punë në jave me pagë të njëjtë sikurse me pesë

Personeli që punon në 30 kompani në mbarë Britaninë e Madhe, do të punojnë nga katër ditë në jashtë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe atë me të njëjtën pagë mujore – e krejt kjo është pjesë e një pilot projekti (eksperimental).

Fushatën që e quajnë për zvogëlimin e ditëve të punës thonë se do të krijoj një baraspeshë më të mirë mes punës dhe jetës private, por kritikët paralajmërojnë se kjo do të çojë drejt stresit më të madh pasi të punësuarit po tentojnë të kryejnë më shumë punë në më pak orë pune, transmeton Telegrafi.


Në projektin e “4 Day Week Global”, do të shihen anëtarët e personelit të kompanive dhe organizatave të ndryshme që kryejnë punët e tyre – dhe atë deri në 35 orë në javë, por në katër ditë në vend të pesë.

Derisa bllokadat detyruan një numër të madh të punësuarve të analizojnë baraspeshimin mes punës dhe jetës private, është propozuar katër dite punë në jave dhe është menduar që të punësuarve t’ju ofrohet një orar fleksibil i punës që mëton të rrit produktivitetin gjatë orarit të punës.

Joe O’Connor, menaxher i pilot-projektit “4 Day Week Global”, ka thënë se koncepti “paralajmëron të ardhmen e punës” gjatë vitit 2022.

Eksperimente të ngjashme do të duhej të bëheshin në SHBA, Kanada, Irlandë, Australi dhe Zelandë të Re, derisa hulumtimet po kryhen në Spanjë e Skoci. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori