LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates: Nuk ka kuptim, pse do të fusja çipa në trupin e njeriut

Bill Gates: Nuk ka kuptim, pse do të fusja çipa në trupin e njeriut

Një prej njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates ka folur për teoritë konspirative në të cilat shpesh përmendet emri i tij në kontekst negativ.

Në një bisedë në Twitter me Devi Sridhar nga Universiteti i Edinburgut, Gates komentoi një prej teorive të shumta konspirative që pretendohet se ai është përgjegjës që me vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit – po u futen në trup çipa, transmeton Telegrafi.


“Njerëzit sikur unë dhe Anthony Fauci, janë objekt i dezinformatave të shumta. Nuk e kam pritur. Nuk ka as kuptim një prej teorive që në duar po u fusin çipa. Pse do ta bëja këtë”, pyeti në mënyrë retorike Gates që njëherit është themelues i kompanisë Microsoft.

E bija e tij 24-vjeçe Jennifer që studion mjekësinë, në shkurt të vitit të kaluar pas vaksinimit kundër COVID-19, ishte tallur në llogari të atyre që mbështesin teori të ndryshme konspirative.

“Për fat të keq, me vaksinim nuk më është mbjell në tru gjenialiteti i babait tim. Sikur mRNA-ja ta kishte këtë fuqi”, kishte shkruar ajo.

Në korenspondencën e lartë përmendur, Gates ka theksuar se nuk pritet që së shpejti të marrë fund pandemia e coronavirusit dhe se ky virus sipas tij do të trajtohet si grip sezonal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori