LAJMI I FUNDIT:

Arsenali me kontakt befasues për sulmuesin Diego Costa

Arsenali me kontakt befasues për sulmuesin Diego Costa

Sulmuesi i liruar nga Atletico Mineiro, Diego Costa, ka tërhequr interesimin nga klubi anglez, Arsenali.

Diego Costa mund ta bëjë rikthimin befasues në Evropë apo më saktë në kampionatin anglez, Ligën Premier.


Sipas Goal.com, Topçinjtë janë njëri prej disa klubeve që kanë zhvilluar bisedime joformale me sulmuesin 33-vjeçar.

Costa është lojtar i lirë pas lirimit nga Atletico Mineiro

Ndërsa raporti vuri në dukje se Arsenali nuk ka paraqitur asnjë hetim zyrtar për ish-sulmuesin e Chelseat, Mikel Arteta mbetet i etur për të forcuar sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me Pierre-Emerick Aubameyang në detyrën ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Folaring Balogun të huazuar te Middlesbrough këtë javë, zgjedhjet e Arsenalit në sulm janë të kufizuara.

Costa dhe Alonso me titullin e Ligës Premier

Costa është gati të kthehet në Evropë dhe për të është shfaqur interesim edhe nga Spanja, ku Elche dhe Cadiz janë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit.

Ndryshe, Costa shënoi 58 gola në 120 paraqitje në të gjitha garat gjatë tre sezoneve në Stamford Bridge, duke fituar Ligën Premier dhe Kupën e Ligës në 2015 dhe duke ngritur një tjetër titull lige në vite 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori