Politikani i opozitës rus Vladimir Kara-Murza ka thënë se është trishtuese se si qeveria aktuale në Serbi është në shërbim të presidentit rus Vladimir Putin dhe sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev.
Kara-Murza po ashtu ka shprehur habinë që në këtë moment është ngritur çështja e përgjimit të opozitarëve rusë në Beograd.
“Është qesharake që Aleksandar Vulin tani ka reaguar, kjo ngjarje ishte shumë kohë më parë. Ju kujtoj se Vulin kishte fluturuar për në Moskë në fillim të majit 2021 duke i dorëzuar një transkript të bisedave tona sekretarit të Sigurisë, Nikolai Patrushev”, tha Kara-Murza.
Sipas tij, mediet serbe kanë raportuar se Patrushev e ka falënderuar personalisht Vulinin për informacionin e dorëzuar dhe më pas televizioni shtetëror Rusia 24 ka transmetuar një reportazh duke treguar se çfarë punë të madhe kanë bërë shërbimet sekrete serbe, ngase ata kanë dorëzuar “atë që bëjnë rusofobët”.
Kara-Murza shpjegon se Kremlini i vëzhgon ata që kundërshtojnë “regjimin autoritar dhe të korruptuar të presidentit Vladimir Putin”.
“Ne kemi mbajtur një seminar në Beograd në fillim të majit [2021] me kandidatët për këshilltarë që përfaqësonin opozitën. Ne u përpoqëm ta organizonim këtë në Moskë gjatë muajit mars, por u arrestuam të gjithë, 300 veta dhe na bënë të ditur se nuk mund të bënim më tubime të tilla në vend”, shpjegon ai.
Kara-Murza ka deklarauar pasi Vulin kishte shkuar në Moskë, njëri nga organizatorët ishte arrestuar.
“Vulin fluturoi për në Moskë në mes të majit dhe Andrei Pivovarov, me të cilin organizuam një seminar në Beograd, u arrestua në fund të majit dhe është ende në paraburgim nën akuzën për bashkëpunim me organizata armike”, deklaron Kara-Murza.
Pivovarov ishte drejtor ekzekutiv i organizatës Open Russia, e cila u themelua nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky dhe se Prokuroria ruse në vitin 2017 e kishte shpallur “agjente e huaj”. Ai ishte arrestuar nga anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) më 31 maj në Aeroportin e Shën Petersburgut.
Opozitari Kara-Murza vlerëson se fakti që Vulin dorëzoi transkriptin e bisedës te Patrushevi “ishte arsyeja për arrestimin e Pivovarovit”.
“Kam dëgjuar se Vulin ka ndërmend të më padit, mirëpo ai duhet të padisë shtypin serb para meje, pastaj Patrushevin, i cili e kishte falënderuar palën serbe për atë informacion dhe televizionin shtetëror rus”,
Ai në fund ka thënë se “është e trishtueshme të shohësh se si qeveria aktuale në Serbi është e gatshme të vrapojë vullnetarisht pas Putinit dhe Patrushevit”.
Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.
Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediat e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.
Për më tepër këto dy vende, janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje