LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Vulin dhe BIA serbe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete të Kremlinit për të shtypur opozitën në Serbi dhe Rusi

Aleksandar Vulin dhe BIA serbe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete të Kremlinit për të shtypur opozitën në Serbi dhe Rusi
Takimi i ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar atij video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov.

Këto informacione janë siguruar nga Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA), shkruan media serbe Nova.


Së voni janë publikuar informacione se Rusia dhe Serbia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve. Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediat e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

Dyshimet se ka një koordinim të përbashkët të autoriteteve në Rusi dhe Serbi për shtypjen e demonstratave masive dhe se po shkëmbehen përvoja në këtë temë, u shtuan edhe pas takimit që Vulin pati me Patrushevin para protestës së fundit të së shtunës të mbajtur në Beograd, e cila ishte masive.

Kjo gjë u konfirmua edhe përmes njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe pas vizitës së fundit të Vulin në Moskë, në të cilën theksohet se, “revolucionet me ngjyra” ishte temë e takimit mes Serbisë dhe Rusisë.

Për më tepër këto dy vende, janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre. Kjo gjë dëshmohet nga komunikatat pas takimeve të Vulin në të cilat thuhet se në takimin e tyre se, “u vu në dukje që ‘revolucionet me ngjyra’ janë kthyer në instrument tradicional të politikave të qendrave të caktuara të pushtetit dhe vendeve që synojnë minimin e shtetësisë dhe humbjen e sovranitetit me pretekstin e demokratizimit”. Gjithashtu u konstatua se “vendet e lira duhet t’i rezistojnë kësaj”.

Deputeti i partisë së Vuçiqit: Aleksandar Vulin po bashkëpunon me Moskën për ta destabilizuar Serbinë
Lexo po ashtu Deputeti i partisë së Vuçiqit: Aleksandar Vulin po bashkëpunon me Moskën për ta destabilizuar Serbinë

Sipas disa informacioneve, grupi punues i përmendur për “Luftën kundër Revolucionit të Ngjyra” ka ekzistuar që nga mesi i vitit të kaluar, kur Administrata Kundër Pastrimit të Parave bëri një listë të gazetarëve të njohur, OJQ-ve dhe shoqatave të qytetarëve dhe kërkoi nga bankat që të inspektojnë të gjitha transaksionet e tyre nga 1 janari 2019.

Takimi gjatë muajit maj rezultoi me arrestimin e opozitarit rus Kara-Murza

Në takimin e mbajtur nga Vulin dhe Patrushev në fund të majit, ministri i Policisë i ka dorëzuar zyrtarit nga Moska regjistrimet e takimit të opozitarëve rusë në Beograd, të bëra nga BIA, ka janë bisedat e regjistruara midis opozitarëve rus Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murza.

Menjëherë pas takimit u publikua lajmi se Pivovarov ishte arrestuar duke u zbritur nga avioni në Shën Petersburg dhe tani përballet me 6 vjet burg për “pjesëmarrje në një organizatë të padëshiruar”.

Informacioni për arrestimin e Pivovarov u publikua nga Kara-Murza, duke pretenduar se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus Aleksander Lukashenko janë “fjalë për fjalë binjakë”.

Kara-Murza u lajmërua për shkak të informacioneve që Vulin i kishte dorëzuar Patrushevit regjistrimet e bisedave të tij me Pivovarin, duke thënë se autoritetet serbe ishin të gatshme të “qëndronin në këmbët e pasme para luftës së madhe nga Kremlini”.

Së fundmi ministri serb ka vizituar sërish Moskën. Pas takimit, Vulin dhe Patrushev njoftuan krijimin e një “grupi të përbashkët pune për luftën kundër revolucioneve me ngjyrë”, detyra e të cilit do të jetë parandalimi i demonstratave dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivistëve të opozitës, organizatave joqeveritare dhe gazetarëve të pavarur.

“Gatishmëria e autoriteteve aktuale serbe për të qëndruar në këmbë para vëllait të madh nga Kremlini është prekëse. Tashmë është e qartë se për çfarë lloj “bashkëpunimi për sigurinë” kanë biseduar Patrushev dhe Vulin në takimin e mesit të majit, në të cilin janë transmetuar transkriptet e bisedave të përgjuara”, ka shkruar ai në tekstin autorial të tij.

Për këtë rast u lajmërua edhe Mikhail Khodorkovsky, një kritik i Kremlinit dhe ish-manjat i naftës.

“Doli se policia sekrete serbe regjistron bisedat e aktivistëve rusë dhe i përcjell në FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë). Historia nuk po mëson, por Haga po pret”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Derisa i gjithë opinioni demokratik në Rusi është tmerruar me faktin se qeveria serbe po e spiunon opozitën ruse për të ruajtur favorin e Moskës, ministri Vulin nuk po flet me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori