LAJMI I FUNDIT:

Përgjimi i opozitës ruse në Beograd, Von Cramon: Serbia duhet të zgjedh nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së apo të vazhdoj të rreshtohet me Moskën dhe Pekinin

Përgjimi i opozitës ruse në Beograd, Von Cramon: Serbia duhet të zgjedh nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së apo të vazhdoj të rreshtohet me Moskën dhe Pekinin
Foto: Arkiv

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka reaguar lidhur me veprimet e Serbisë për ta përgjuar opozitën ruse në Beograd dhe dorëzimin e këtij materiali te autoritetet në Kremlin.

Von Cramon me anë të një shkrimi në Twitter, ka thënë se ndihet e shokuar për këtë veprim të Beogradit.

“Jam e shokuar me lajmin e përgjimit të liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e këtij materiali te inteligjenca ruse. Serbia duhet të mbrojë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve brenda territorit të saj”, ka shkruar Von Cramon.

Sipas saj, është vetë Serbia që duhet të tranformohet për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, apo të rreshtohet më tej me Moskën dhe Pekinin.

“Serbia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të transformohet me të vërtetë dhe të bashkohet me BE-në, apo të rreshtohet më tej me autokratët nga Moska dhe Pekini. Politika e qëndrimit në dy karrige është e papranueshme”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë se ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov.

Këto informacione janë siguruar nga Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA).

Aleksandar Vulin dhe BIA serbe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete të Kremlinit për të shtypur opozitën në Serbi dhe Rusi
Lexo po ashtu Aleksandar Vulin dhe BIA serbe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete të Kremlinit për të shtypur opozitën në Serbi dhe Rusi

Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.

Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediat e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

Për më tepër këto dy vende, janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori