LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Arabi, Real Madridi mposhtë Barcelonën pas vazhdimeve dhe shkon në finale të Superkupës së Spanjës

Spektakël në Arabi, Real Madridi mposhtë Barcelonën pas vazhdimeve dhe shkon në finale të  Superkupës së Spanjës

Janë dashur të zhvillohen 120 minuta që të mësojmë finalistin e parë në  Superkupën e Spanjës.

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar mes dy rivalëve të mëdhenj Barcelonës dhe Real Madridit, ku madrilenët kanë triumfuar 2-3.


Vetëm pas 25 minutave lojë, Los Blancos kaluan në epërsi, kur Karim Benzema asistoi te Vinicius Junior i cili pasi doli përballë portierit realizoi për 0-1.

Në minutën e 41-të, sulmuesi holandez Luuk De Jong shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen madrilene dhe me shumë fat shënoi duke barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para në El Clasicon për Superkupën e Spanjës.

Edhe në pjesën e dytë ishin madrilenët të cilët shënuan të parët, kur Karim Benzema u gjet më së miri në zonë për ta rikthyer epërsinë e mbretërve.

Megjithatë katalunasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 83-të barazuan shifrat në 2-2, kur Ansu Fati realizoi me kokë pas asistimit nga Jordi Alba.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku madrilenët falë edhe përvojës më të madhe arritën fitoren.

Ishte minuta e 98-të e ndeshjes, kur uruguaiani Frederico Valverde realizoi për 2-3 pas asistimit nga Rodrygo.

Deri në fund katalunasit tentuan me çdo kusht barazimin, por nuk ia dolën një gjëje të tillë dhe Reali arriti të shkoj në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.

Kjo ishte fitorja e pestë e Real Madridit në El Clasico në të gjitha garat, ku katër nga to i kanë marrë në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori