LAJMI I FUNDIT:

Roma do të ringjallë interesimin për Granit Xhakës

Roma do të ringjallë interesimin për Granit Xhakës

Klubi anglez, Arsenali thuhet se do të ringjallë interesimin për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.

29-vjeçari ishte një objektiv kryesor për Giallorossët verën e kaluar, por ai përfundoi duke nënshkruar një kontratë të re me Topçinjtë në muajin gusht.


Megjithatë, trajneri Jose Mourinho është ende i etur për Xhakën dhe dëshiron ta ribashkojë atë me Ainsley Maitland-Niles te Roma pas nënshkrimit të mbrojtësit të krahut si huazim nga Arsenali.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Roma po planifikon të ringjallë interesin e tyre për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Por, transferimi i yllit nga Kosova do të jetë i vështirë, pasi ai është anëtar kryesor i formacionit të Mikel Artetas.

Ndryshe, Xhaka gjatë ditëve të fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është ende jashtë fushave derisa të marr një test negativ. /Telegrafi/