LAJMI I FUNDIT:

Dy klube angleze shprehin interesim për Muriqin

Dy klube angleze shprehin interesim për Muriqin
(Foto: Instagram/vedatmuriqi)

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier, pasi Leeds United dhe Hull City kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Futbollisti i Kosovës i kushoti 20 milionë euro klubit italian në shtatorin e vitit 2020 kur e transferoi nga Fenerbahce, mirëpo ka pasur shumë pak ndikim te Biancocelestët.


Qendërsulmuesi është përfshirë në 48 ndeshje zyrtare për Lazion duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Trajneri Maurizio Sarri ka preferuar t’i angazhojë Pedron ose Felipe Anderson si ‘nëntë false’ në rastet e mungesës së Ciro Immobiles duke e lënë Muriqin jashtë.

Lazio është gati ta lejoj largimin e Muriqit, i vendos edhe çmimin e largimit
Lexo po ashtu Lazio është gati ta lejoj largimin e Muriqit, i vendos edhe çmimin e largimit

Sipas TuttoMercatoWeb, Hull City kishte shprehur interesim për 27-vjeçarin, por më pas është tërhequr. Ndërkohë, interesim ka shprehur edhe Leeds United që ka nevojë për gola këtë edicion.

Problemi qëndron te fakti se Lazio duhet të shesë lojtarë para se të transferojë të tjerë, kurse skuadrat angleze janë të interesuara për huazimin e sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori