Dogana e Kosovës ka grumbulluar 1.37 miliard euro në vitin 2021, rreth 320 milionë më shumë sesa vitin 2020.
Kështu njoftoi përmes një konference për medie drejtori i Përgjithshëm i Doganës Agron Llugaliu.
Llugaliu theksoi se viti 2021 ka qenë sfidues për ta, por që tha se me një punë ekipore kanë arritur t’i tejkalojnë këto sfida
“Viti që lamë pas ka qenë një vit i brishtë për shkak të sfidave, mirëpo ka pasur mundësi që ti arrijmë objektivat. Një prej sfidave ka qenë rritja e vëllimit të të hyrave, performanca ekonomike rreth 10 për qind, gjithashtu ka lehtësuar. Dogana ka pasur një strategji në ofrimin e kushteve për të gjithë, reformë të proceseve kyçe për evazion fiskal dhe kemi pasur një bashkëpunim me biznese dhe qytetarë. Të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliard euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kemi pasur të hyra edhe 16 për qind më shumë se vitin 2019. Kjo është bërë pa ndryshime në norma fiskale”, u shpreh Llugaliu.
Tutje, Llugaliu tha se edhe importi ka shënuar rritje krahasuar me vitet e mëhershme e që mbërrin shifrën e 4.6 miliardë eurove.
“Ajo që kemi vërejtur se ka pasur të hyra më shumë se 30 për qind, ne kemi vërejtur se ka rënie të ankesave të bizneseve dhe na tregon se ka një gatishmëri për t’i paguar taksat. Te importi kemi pasur 4.6 miliardë euro, krahasuar me vitet paraprake ka pasur 3.5 miliardë euro”, tha ai.
Drejtori i doganës po ashtu bëri të ditur se teksa se rritje ka edhe në aspektin e mallrave të konfiskuara dhe se ka pasur efikasitet edhe në luftën ndaj kontrabandës me narkotikë.
“Ne kemi arritur të kemi rezultat të parandalimit në mbi 11 milionë euro e që janë importi nga lënda e parë. Gjithashtu ka pas efikasitet në mbrojtjen e Qeverisë, ku 48 raste të zbulimit të narkotikëve gjithashtu keni pas 57 raste me arma të gjitha janë bëtë në bashkëpunim me Policinë në kufi”, tha ai.
Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se si Qeveri janë të kënaqur me të hyrat nga Dogana e Kosovës.
Në konferencën me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Agron Llugaliu, ministri Murati tha se një rekord tjetër është eksporti, ku për vitin 2021 janë shënuar 700 milionë euro eksport.
“Ne si Ministri e Financave, por edhe si Qeveri jemi të kënaqur me performancën sa i përket të hyrave, ku një kontribut të madh ka dhënë Dogana e Kosovës”.
“Është shënuar një rekord i të hyrave. Si përgjithësi mund të thuhet se të hyrat janë të jashtëzakonshëm, kemi një rekord edhe të eksportit me mbi 700 milionë euro, ka një rekord edhe të luftës ndaj kontrabandës dhe nuk ka lëshim nga shteti në këtë aspekt. Unë i përgëzoj stafin e Doganës për këtë punë, dhe shpresoj se suksesi të vazhdoj edhe këtë vit”, tha Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur