LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në pesë ditët e para të janarit në Kosovë u konfirmuan 329 raste me COVID-19

Vetëm në pesë ditët e para të janarit në Kosovë u konfirmuan 329 raste me COVID-19

Fillimi i muajit janar ka shënuar edhe rritjen e rasteve me coronavirus në vendin tonë. Në pesë ditët e para të vitit 2022 në Kosovë u konfirmuan gjithsej 329 raste të reja, ndërsa është shënuar edhe një viktimë, duke çuar në 2,991 numrin e personave që kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë.

Më datën 1 janar, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë konfirmuar 47 raste të reja me coronavirus, dhe 1 rast i vdekjes.


Më datën 2 janar u konfirmuan 29 raste, kurse më 3 janar u konfirmuan 38 raste, transmeton Telegrafi.

Rritje të rasteve me coronavirus pati më datën 4 janar, ku gjithsej u konfirmuan 108 raste, dhe me datën 5 janar u konfirmuan 107 raste.

Komuna më më së shumti raste aktive me COVID-19, vazhdon të jetë Prishtina, gjithsej raste aktive 226.

Pastaj, Komuna e Ferizajt me 73 raste aktive me COVID-19, Komuna e Prizrenit radhitet e treta me 48 raste aktive.

Në Mitrovicë raste aktive janë 46, në Gjilan 40, në Pejë 39, në Klinë 36 raste.

Komunat tjera kanë numër më të vogël të rasteve aktive.

Sa i përket masave antiCOVID, Qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim të ri sa i përket kufizimeve, ndërkaq në fuqi vazhdon të jetë ora policore, ku nga ora 24:00 deri në ora 05:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç rasteve urgjente.

Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, numri i qytetarëve që kanë marrë dy dozat është 785.291 .

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës

Ditën e mërkurë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID, si armë të vetme dhe të dëshmuara kundër virusit Corona.

Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë ritheksuan se Qeveria është në krye të detyrës dhe bashkë me autoritetet shëndetësore, është duke monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, në konsultim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ata thanë se çdo veprim, e çdo hap që do të ndërmerr Qeveria, do të jetë i bazuar në të dhënat shkencore më të fundit lidhur me variantin Omicron.

Nga 3 janari, në Kosovë mund të hyjnë vetëm personat që kanë marrë dy dozat kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori