LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Latifi për pandeminë: S’duhet kurrsesi të çlirohemi

Kurti e Latifi për pandeminë: S’duhet kurrsesi të çlirohemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë

Kurti dhe Latifi bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID, si armë të vetme dhe të dëshmuara kundër virusit Corona.


Së bashku me këshilltarin e kryeministrit për shëndetësi, Jusuf Ulaj, ata u pritën nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Osman Magjera.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “pas konfirmimit të pranisë së variantit Omicron në territorin e Kosovës, ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja edhe në vendin tonë, si në gjithë botën”.

“Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë ritheksuan se Qeveria është në krye të detyrës dhe bashkë me autoritetet shëndetësore, është duke monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, në konsultim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ata thanë se çdo veprim, e çdo hap që do të ndërmerr Qeveria, do të jetë i bazuar në të dhënat shkencore më të fundit lidhur me variantin Omicron”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se ” në takim u theksua se nuk duhet kurrsesi të çlirohemi”.

“Përvoja e vendeve të tjera tregon se rritja e rasteve, si dhe rritja e numrit të pacientëve të shtrirë në spital, mund të jetë e shpejtë dhe e pamëshirshme”.

“Përballë valës së variantit Omicron, u theksuan dy objektiva kryesore: që rritja e rasteve të mos jetë kaq e shpejtë sa që të mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor, i cili është ende i brishtë dhe që të parandalojmë, po aq sa kemi mundësi, përhapjen e virusit, si dhe sëmundjen e rëndë dhe humbjen e jetës që mund të shkaktohet prej tij. Suksesi i arritjes së këtyre objektivave varet jo vetëm nga Qeveria, por nga të gjithë, u tha në takim”.

Kryeministri Kurti dhe ministri Latifi, veçuan dy drejtimet kryesore për bashkëpunim.

“Së pari, duke u vaksinuar. Vaksinimi është i shpejtë i lehtë dhe falas, dhe nuk ka nevojë për termin. Për qytetarët e pavaksinuar, u bë thirrje për të marrë dy dozat e para pa vonesë. Ndërsa për qytetarët që i kanë marrë dy dozat e para, u bë thirrje që të merret doza përforcuese posa të kalojnë 3 muaj nga marrja e dozës së dytë”, vijon komunikata.

Siç thuhet në njoftim, në takim u theksua rëndësia e respektimit në përpikëri të masave anti-COVID.

“U theksua se sa më shumë që të respektohen masat në fuqi, aq më lehtë do ta kalojmë valën e re të infektimeve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori