LAJMI I FUNDIT:

RrGK: Kërkojmë dënim maksimal për vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Llaushë

RrGK: Kërkojmë dënim maksimal për vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Llaushë

Një 51-vjeçar është arrestuar gjatë të mërkurës, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Në lidhje me këtë rast nga Rrjeti i Grave të Kosovës kanë kërkuar dënim maksimal për dorasin.


“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka përcjellë raportimin e bërë sot nga mediat lidhur me vrasjen e gruas me inicialet L.Q., 48 vjeçare nga bashkëshorti i saj S.Q,.51 vjeçar, në Llaushë të Skenderajt”, thuhet në reagimin e tyre.

Dyshohet se vrau bashkëshorten, arrestohet 51-vjeçari në Skenderaj
Lexo po ashtu Dyshohet se vrau bashkëshorten, arrestohet 51-vjeçari në Skenderaj

Tutje, në komunikatën për medie thuhet se duke parë se rastet e vrasjes së grave nga burrat e tyre janë në rritje, RrGK kërkon nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.

“Ky rast vetëm se na shpërfaq e na rikujton edhe njëherë mangësitë institucionale në trajtimin e duhur të vrasjeve të grave dhe femicidit. Edhe një grua vdiq në vendin në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të dënimeve dhe me dënime të ulëta. Prandaj, RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, vrasjet e një pas njëshme tregojnë se veprimet dhe vendimet e organeve të drejtësisë nuk janë duke ndikuar në parandalimin e vrasjeve të grave dhe këto veprime e vendime vetëm sa po i motivojnë edhe më shumë dhunuesit, kurse po demotivojnë gratë dhe vajzat për të kërkuar drejtësi e për të raportuar rastet e dhunës.

“RrGK përsërit thirrjen ndaj institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si Gjykatat, Prokuroria, dhe Policia e Kosovës, që t’i trajtojnë me priroritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke pasur gjithnjë në qendër qasjen e bazuar në viktimën”, thuhet në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori