LAJMI I FUNDIT:

Arteta është i interesuar për transferimin e Coutinhos te Arsenali

Arteta është i interesuar për transferimin e Coutinhos te Arsenali

Philippe Coutinhos më në fund mund t’i jepet një rrugëdalje nga Barcelona në muajin janar, me Arsenalin që dëshiron ta rikthejë brazilianin në Ligën Premier.

Coutinho kishte shijuar një periudhë të suksesshme në Liverpool përpara se t’i bashkohej Barcelonës, por koha e tij në Camp Nou nuk ka filluar kurrë, duke dështuar të japë maksimumin e tij dhe në një kohë u huazua te Bayern Munich.


Sipas mediumit britanik Daily Mail, përfaqësuesit e Coutinhos po udhëtojnë për në Londër për të zhvilluar bisedime me Topçinjtë dhe dëshira e Barcelonës për të larguar lojtarin është e njohur tashmë.

Barcelona ua ofron Coutinhon klubeve të Ligës Premier
Lexo po ashtu Barcelona ua ofron Coutinhon klubeve të Ligës Premier

Megjithatë, i njëjti burim raportoi gjithashtu se skuadra e Mikel Artetas do të duhet të luftojë për nënshkrimin e Coutinhos me rivalët londinez, Tottenham Hotspur, si dhe klube tjera angleze si Everton dhe Newcastle United.

Mediumi Fichajes.net ka raportuar gjithashtu se trajneri Arteta, kur emri i Coutinhos iu vu si një objektiv i mundshëm këtë dimër, u përgjigj me “një po të fuqishme për të miratuar nënshkrimin”.

Arsenali po impresionon së fundmi

Arsenali, megjithatë, ka gjetur formë së fundmi nën drejtimin e Artetës dhe nuk ka një vend të qartë për Coutinhon në skuadrën e tyre.

Martin Odegaard ka rilindur javët e fundit dhe ka katër gola dhe dy asistime në shtatë paraqitjet e tij të fundit, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Bukayo Saka gjithashtu kanë impresionuar në fazën kreative dhe sulmuese. /Telegrafi/