LAJMI I FUNDIT:

Kumbulla dhe Rrahmani sërish bashkëlojtarë, Spalletti jep miratimin për afrimin e mbrojtësit shqiptar te Napoli

Kumbulla dhe Rrahmani sërish bashkëlojtarë, Spalletti jep miratimin për afrimin e mbrojtësit shqiptar te Napoli

Napoli po kërkon një qendërmbrojtës, pasi Kostas Manolas u rikthye në Greqi, ndëra Kalidou Koulibaly do të luajë me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Luciano Spalleti aktuaisht ka vetëm dy qendra të mbrojtjes në skuadër: Amir Rrahmanin dhe Juan Jesus.


Corriere dello Sport raporton se Napoli po tenton të afrojë në skuadër Marash Kumbullën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pjesë e Romës, por Jose Mourinho nuk e ka në plane, mendim që e ka shprehur edhe publikisht.

Kumbulla është një preferencë e vjetër e Cristiano Giuntoli, drejtorit sportiv të klubit, teksa edhe trajneri Spalletti ka dhënë konfirmimin e tij për afrimin e 21-vjeçarit shqiptar.

Napoli po tenton ta marrë lojtarin në huazim me të drejtë blerje.

Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, Kumbulla do të kishte shok ekipi përsëri Rrahmanin, me të cilin formoi një dyshe fantastike kur ishin pjesë e Hellas Verona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori