LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi mund t’i ofrojë Lilles, Hazardin – në shkëmbim shokuese për Jonathan David

Real Madridi mund t’i ofrojë Lilles, Hazardin – në shkëmbim shokuese për Jonathan David

Eden Hazardit mund t’i ofrohet një rikthim shokues te Lille në janar, me Real Madridin që tenton ta shkëmbejë me Jonathan David.

Sulmuesi belg iu bashkua gjigantit në verën e vitit 2019 nga Chelsea, mirëpo ka dështuar ta gjejë formën e lartë që e kishte te këta të fundit.


Lojtari 30-vjeçar ka dështuar të shënojë në 15 paraqitje në këtë edicion, andaj mund të rikthehet te Lille, pikërisht aty ku bëri emër, para se të kalonte në Stamford Bridge në vitin 2012.

Presidenti i klubit francez, Olivier Letang hapi derën në fillim të këtij muaji që Hazard të rikthehej në klub, duke thënë: “Një rikthim i Hazard në Lille? Nuk është e pamundur ta shohësh këtu”.

“Unë shkoj në Spanjë nëse është e nevojshme. Mund të duket e pamundur. Natyrisht, Hazard është një lojtar i jashtëzakonshëm me shumë cilësi”.

“Për momentin, ai është një lojtar i Real Madridit dhe është nën kontratë me Real Madridin çdo ditë”, ka shtuar më tej ai.

Tani Marca ka raportuar se Los Blancos po ndjekin yllin 21-vjeçar të Lille, David.

Reprezentuesi kanadez lidhet me një kalim te madrilenët që disa muajsh pas formës së tij mahnitëse.

Ai ka shënuar 13 gola në Ligue 1 këtë sezon – më shumë se Kylian Mbappe dhe Lionel Messi – dhe agjenti i tij ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori