LAJMI I FUNDIT:

Pacolli tha se delegacioni i shtetit që pritet ta njohë Kosovën do të arrijë sot, MPJD nuk jep informacione

Pacolli tha se delegacioni i shtetit që pritet ta njohë Kosovën do të arrijë sot, MPJD nuk jep informacione

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ditë më parë paralajmëroi njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga një shtet, i cili vjen nga kontinenti i Afrikës.

Pacolli nuk i përmendi emrin e këtij shteti, por tha se për këtë gjë e ka njoftuar kryeministrin e Albin Kurti, duke thënë se presidenti i shtetit në fjalë kanë shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.


Pacolli thotë se ia ka sjell edhe një njohje Kosovës por kryeministri Kurti ende nuk i ka kthyer përgjigje
Lexo po ashtu Pacolli thotë se ia ka sjell edhe një njohje Kosovës por kryeministri Kurti ende nuk i ka kthyer përgjigje

Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Whatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës.

Mbrëmë Pacolli tha se delegacioni i një shteti afrikan, i cili do të diskutojë rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës, pritet që të vij sot për vizitë në vendin tonë.

Telegrafi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në lidhur me këto deklarata të kreut të AKR-së, dhe të njëjtin kanë deklaruar se nuk japin informacione për këtë temë.

“Nuk japim informacione lidhur me këtë temë. As në rastin konkret, e as në raste të ngjashme, ku rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund të cenojë proceset e tilla të brishta”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.

Pacolli thotë se delegacioni që vjen nesër për njohje është afrikan
Lexo po ashtu Pacolli thotë se delegacioni që vjen nesër për njohje është afrikan

Kujtojmë se shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës është Izraeli, i cili më 1 shkurt zyrtarizoj njohjen e tij për Kosovën.

Në 5 vitet e fundit, shtetin më të ri evropian, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt të 2008, e njohën veç katër shtete: Izraeli, Barbadosi, Madagaskari dhe Bangladeshi. /Telegrafi/