Njëri nga burgjet më moderne të Danimarkës, i cili gjithsej ka kapacitet për 235 të burgosur është burgu i mbyllur me shkallë të lartë të sigurisë, Enner Mark.
Ky burg u përurua në vitin 2006, ndërkaq në vitin 2008 iu dha çmimi i arkitekturës nga Bashkia Horsens.
Përbëhet nga pesë seksione të pavarura, ndërkaq ndërtimi është fleksibil me mundësi ndarje, ku të burgosurit ndahen në grupe më të vogla.
Burgu Enner Mark ka një unazë betoni rreth e përqark 6 metra të lartë dhe 1 mijë e 400 metra të gjatë me 300 kamera vëzhgimi.
Brenda këtij burgu, të burgosurit mund të punësohen, të studiojnë, kanë një shtëpi aktivitetësh dhe u mundësohen vizita deri në 48 orë nga të afërmit e tyre.
Burgu ka dy apartamente vizitore, ku të burgosurit mund të vizitohen nga të afërmit e tyre deri në 48 orë, thuhet në përshkrimin e këtij burgu në faqen e Shërbimit Danez të Burgjeve dhe Provës.
Ndërkaq, punësimi përfshin zdrukthëtari me punishte mobiljesh, montim, punishte metali, pastrim, punëtori shërbimi duke përfshirë kujdesin e sipërfaqeve të gjelbra.
Mësimi organizohet si mësimdhënie me një lëndë me oferta mësimore në disa nivele. Ndërkaq ka edhe kurse ku ofrohen ato të higjienës, ndihmës së parë ose kurse për jetesë të përditshme e gjëra të zakonshme.
Burgu ka një shtëpi aktiviteti me dyqan, bibliotekë, kishë, dhomë muzikore dhe një sallë sporti, si dhe ka një oborr të jashtëm me bari artificial, i cili përdoret kryesisht për futboll.
Përveç kësaj, seksionet individuale ofrojnë mundësi për aktivitete të tilla si stërvitje, bilardo, pingpong dhe të tjera të ngjashme.
Ndryshe, ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Hækkerup do të qëndrojë për vizitë në Kosovë të hënën, ku pritet të zyrtarizohet marrëveshja për dhënie me qira të qelive të burgut këtij shteti.
Qendra Korrektuese në Gjilan planifikohet tu jepet me qira danezëve, duke qenë se zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe kjo qendër korrektuese ishte preferuar nga ta.
Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.
Pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, si edhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe