LAJMI I FUNDIT:

Direkt nga burgu i Idrizovës flet Naser Baraliu i Grupit të Kumanovës: Nuk erdha këtu për ta vrarë Ali Ahmetin

Direkt nga burgu i Idrizovës flet Naser Baraliu i Grupit të Kumanovës: Nuk erdha këtu për ta vrarë Ali Ahmetin

Vehbi Kajtazi në “Debat Plus” e kishte quajtur bandë kriminale “Grupin e Kumanovës” derisa po diskutohej për debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo deklaratë e Kajtazit ka ngjallur debate në shoqëri në lidhje me ngjarjet e vitit 2015 në Kumanovë ku u vranë shumë persona e gati 50 shqiptarë tjerë tashmë gjenden në burg.


Naser Baraliu i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni për ato ngjarje, derisa është duke pritur rastin në Supreme është lidhur me video në “Debat Plus” për të diskutuar për këtë çështje.

“Nuk kam shumë dëshirë të dal në televizor por jam i detyruar ta kryejë detyrën. Pse gazetari në fjalë del me deklarata pikërisht tash kur ne po presim vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në Kosovë ka shumë njerëz që mendojnë se Kosova nuk kanë mundur të çlirohet nga Serbia.

“Ai ma ka akuzuar se unë kam ardhur në Maqedoni për të vrarë Ali Ahmetin. Unë iu them të gjithëve se nuk kam barut për shqiptarë. Pse është dashur që neve 10 veta të në hyjnë në varr e 33 tjerë në burg për të vrarë një person. Atë ka mundur ta bëjë vetëm një person. Unë nuk fshehëm nëse vrasë dikë, dhe e bëjë atë në emër të popullit”.

Baraliu thotë se ka qenë në shtëpi kur e kanë thirrë “eja se po kris lufta në Maqedoni”.

“Iu kam thënë më pritni vetëm një jakne ta marr edhe jam nisur…Unë nuk kam faj pse kam mbetur gjallë”.

Naser Baraliu dhe disa të burgosur tjerë janë të vendosur në burgun e Idrizovës, derisa pjesa tjetër e të burgosurve shqiptarë janë në burgun e Shutkës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori