LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Reçica i “Grupit të Kumanovës” kyçet direkt në emision: Mund të na quani kryengritës të armatosur, por jo terroristë

Fatmir Reçica i “Grupit të Kumanovës” kyçet direkt në emision: Mund të na quani kryengritës të armatosur, por jo terroristë

Mbrëmë Vehbi Kajtazi në “Debat Plus” e kishte quajtur bandë kriminale “Grupin e Kumanovës” derisa po diskutohej për debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë”, i ishte referuar Kajtazi, Grupit të Kumanovës.


Sonte në emision është lajmëruar Fatmir Reçica, pjesëtar i Grupit të Kumanovës i dënuar me 40 vjet burg.

Përmes një videolidhje Reçica ka reaguar ndaj këtyre deklaratave.

“Dua të them se secili prej ushtarëve të UÇK-së që e ka veshur uniformen ka veshur edhe vdekjen në trupin e tij. Të gjithë ne që jemi këtu mund të quhemi si kryengritës të armatosur, por nuk mund të përdoren fjalë si terroristë apo ngjashëm”, deklaroi Reçica në “Debat Plus”.

Fjalën ka tentuar të merr edhe Naser Baraliu por moderatori i ka premtuar se nesër do të diskutohet në gjithë emisionin për “Grupin e Dukagjinin”.

Reçica, Baraliu dhe disa të burgosur tjerë janë të vendosur në burgun e Idrizovës, derisa pjesa tjetër e të burgosurve janë në burgun e Shutkës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori