Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për ekspertizë. Mësohet se disa nga provat që janë dërguar janë armët që ishin gjetur në vendin e ngjarjes. E në vend të kritikave për Prokurorinë Speciale, shoqëria civile i bënë thirrje qeverisë, të përmbushë detyrimet e saj e të funksionalizojë laboratorët që mundësojnë ekzaminimet për rastet e tilla.
Gëzhojat e plumbave e vrimat në autoblindën e Policisë së Kosovës, janë disa nga dëshmitë, që u panë disa ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2024 në Banjskë të Zvecanit.
Madje edhe një pjesë e madhe e armatimit që u gjet në këtë vend u ekspozua.
Por, për ngritjen e aktakuzës ndaj atyre që organizuan sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk po mjaftojnë këto.
Një prej shkaqeve që Prokuroria Speciale e Kosovës, ende nuk ka përfunduar aktakuzën, është edhe dërgimi jashtë vendit i një numri të konsiderueshëm të provave për ekspertiza që nuk kryhen në vendin tonë.
Për këtë, siç ka mësuar RTV Dukagjini, mes provave ku përfshihen edhe disa prej armëve që ishin gjetur në vendin e ngjarjes, ato janë dërguar në shtete si SHBA e Gjermani, por edhe në rajon, në Maqedoninë e Veriut.
Për vonesat në ngritjen e aktakuzës, në veçanti pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin nga ish-kryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në adresë të Prokurorisë Speciale vazhdimisht kanë shkuar kritika nga ana e ekzekutivit.
Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në vend se të kritikohet prokuroria, do të duhej të bëheshin investime në laboratorët që nuk janë funksionalë.
“Kjo qeveri qe 4 vite fatkeqësisht nuk po arrin që t’i funksionalizojë, d.m.th. institutet që kanë të bëjnë me Forenzikën, apo edhe institutet e tjera që në një farë mënyre do t’ua lehtësonin punën prokurorëve. Vetëm për informatë rasti Banjska p.sh, i cili është, le të themi që ende nuk ka aktakuzë, mund të themi që prokurorët në këtë rast e kanë të pamundur për ta bërë aktakuzën, sepse një numër i madh i provave janë dërguar në shtetet të ndryshme, qoftë në Amerikë, qoftë në Gjermani, Maqedoni apo shtete të tjera për t’i bërë verifikimin e provave dhe dëshmive të caktuara, për arsye se institucionet në Kosovë nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të dështimit të qeverisë”, ka deklaruar Miftaraj.
Kompleks për ta hetuar këtë rast e sheh ish koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, i cili thotë se megjithatë, i njëjti duhet trajtuar më urgjencë të lartë nga të gjitha institucionet.
Kjo pasi sipas Sylejmanit, mos ngritja e aktakuzës, mund të qojë në përsëritje të sulmeve.
“Çfarë ekzaminimesh kanë kërkuar jashtë nëse kanë kërkuar. Nëse e kërkoni me urgjencë, po bëhen 8 muaj. Hajde, nuk kanë mundur të kryhen për një muaj për dy për pesë… Tash derisa nuk janë transparentë, lënë dyshime se aty nuk është duke u kryer një punë e mirëfilltë. Dhe kjo vetëm se po zhagitet dhe po kontribuon në tensionimin e situatës në veri. Atje tani vetëm se ndodhemi para një sulmi të tillë, që mund të përsëritet prapë”, ka deklaruar Sylejmani.
Lidhur me këtë temë, Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Përndryshe, laboratori i toksikologjisë në Institutit e Mjekësisë Ligjore, është jashtë funksionit që nga dhjetori i vitit 2022. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare