Propozimi i Projekt-rezolutës për pagat në sektorin publik, i prezantuar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i AAK-së, nuk është hedhur në votim, në mungesë të kuorumit.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, iniciues i debatit parlamentar, ka paraqitur propozimin e projekt-rezolutës për pagat në sektorin publik.
“Qeveria e Kosovës sa më parë të sjellë Projektligjin e pagave në sektorin publik për miratim në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që zbatimi të fillojë më 1 mars 2022”, ka thënë ai duke lexuar projekt-rezolutën për pagat në sektorin publik.
Para kësaj, ai adresoi kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të vullnetit për miratimin e ligjit të pagave për këtë vit.
“Jam i vetëdijshëm që është një kaos i madh në sektorin e ligjit të pagave. Duhen katër çështje që ju duhet adresuar. Është aspekti i konsultimit politik. E kini konsultimin paraprak që mos të na kthehet ligji në një pakënaqësi sociale. Nën tre, e ki ekspertizën në qeveri dhe atë ndërkombëtare. Nën katër, e kini vendimmarrjen. Ligji është prishur kur është rritur koeficienti me ndikim politik. Ku t’i gjejmë paratë? Ne duhet të zvogëlojmë linjë buxhetore të shtesave, por këtë nevojitet vullnet politik, e vullnet për miratimin e ligjit këtë vit nuk ka qenë”, është shprehur Tahiri.
Kryesuesja e seancës Saranda Bogujevci ka thënë se në mungesë të kuorumit, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë, projekt-rezoluta e propozuar nga GP i AAK-së nuk mund të hidhet në votim dhe se me pikat e mbetura do të vazhdojnë në një seancë tjetër.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, më herët sot gjatë seancës, tha se qeveria do ta hartojë Ligjin për Paga, me të cilin do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore të pagave. Ai tha se nën udhëheqjen e tij janë ulur shpenzimet qeveritare dhe janë rritur të hyrat.
Miratim të Ligjit të Pagave po kërkojnë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe SBASHK-u. Tash e disa javë po vazhdojnë diskutimet e mospajtimet mes sindikatave të Kosovës në njërën anë dhe Qeverisë në tjetrën anë, raporton kp.
Përplasjet e javëve të fundit, vijnë pasi muaj me radhë sindikatat kishin kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti për t’i paraqitur kërkesat e tyre, ndërkaq ky i fundit deklaroi se duhet të ketë edhe ndryshime nëpër sindikata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para