Gjykata e Apelit ka nxjerr vendim, me të cilin anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin katër aktivisteve/ëve të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist u shqiptoi gjobë për kundërvajtje në aksionin e grafiteve kundër shtypjes dhe dhunës ndaj grave.
“Haram është me i mshelë gratë! Dhunuesit e grave në burg! Virgjiniteti është shpikje e burrave! Gruja nuk o rob i burrit! Gratë e kanë vendin kudo që dojnë! Trupi jem e drejta jem! Ai që të don, nuk të rreh!”. Këto grafite Gjykata Themelore në Mitrovicë i kishte cilësuar si të turpshme, duke i gjobitur secilin/ën veç e veç me nga 100 euro gjobë.
Katër aktivistët/et, të përfaqësuar nga Avokatja Rina Kika parashtruan ankesë të përbashkët ndaj këtij vendimi duke e kontestuar ligjshmërinë e tij.
Në njoftim thuhet se Gjykata e Apelit e aprovoi si të bazuar ankesën e përbashkët të aktivistëve dhe e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke kthyer kështu lëndën në rivendosje.
Gjykata e Apelit ka kërkuar që Themelorja të vërtetojë se kush është ofenduar e turpëruar nga grafitet dhe të konstatojë nëse qëllimi i aktivistëve/eve ka qenë prishja e qetësisë publike.
Në ankesë mes tjerash theksohet: “Mbishkrimet feministe në Mitrovicë kanë pasur për qëllim të ngrisin vetëdijen shoqërore ta ndryshojnë mendësinë shtypëse ndaj grave e cila është shkaku rrënjësor i dhunës që e përjetojnë gratë për çdo ditë. Aktgjykimi i gjykatës që i cilëson si të turpshme këto mbishkrime është mohim i këtij problemi kaq të madh, për të cilin nuk flitet sa duhet”.
Ndërkaq për sa i përket çështjes se kush mund të jetë ofenduar e turpëruar nga grafitet, në ankesë theksohet: “Ndoshta burrat që i mbyllin gratë në shpi, dhunuesit e grave, burrat që i konsiderojnë gratë rob, ata që mendojnë se i takon të përcaktojnë se ku e ka vendin gruaja si dhe ata që i rrahin gratë janë ndier të ofenduar dhe mbase edhe i kanë konsideruar si të turpshme këto mbishkrime. Por është krejtësisht absurde që një Gjykatë në Kosovë t’i konsiderojë këto mbishkrime të turpshme dhe ofenduese, t’i cilësojë si kundërvajtje dhe ta censurojë përmbajtjen e tyre me gjobë.”
Vendimi i Gjykatës së Apelit që ka aprovuar si të bazuar këtë ankesë, dëshmoi se aktgjykimi i Themelores i bazuar në vlerësimin e grafiteve nga Policia si “të turpshme” si cak të vetëm kishte disiplinimin e aktivitetit feminist. Andaj, ne si aktiviste/ë feministe/ë do ta vazhdojmë rezistencën tonë të përbashkët në kundërshtim të dhunës dhe shtypjes ndaj vajzave dhe grave dhe identiteteve tjera të paprivilegjuara në vend dhe kudo tjetër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur