LAJMI I FUNDIT:

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja lituaneze Jurate Raguckiene, kërkon reagim kundrejt shtrirjes së ndikimit rus në rajon

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja lituaneze Jurate Raguckiene, kërkon reagim kundrejt shtrirjes së ndikimit rus në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Lituanisë, Jurate Raguckiene me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilën e uroi për detyrën.

Në këtë takim, Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e shtetit të Lituanisë në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq në kontekst të situatës politike në rajon, ajo ka potencuar rrezikun e destabilizimit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentëve të tyre në Serbi.


Sipas saj, nevojitet unitet dhe reagim kundrejt tendencave destabilizuese në rajon.

Të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në sferën e mbrojtjes, arsimit, shkëmbimit ekonomik dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ambasadorja Raguckiene ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj ta mbështesë Kosovën edhe më tej dhe në të njëjtën kohë i ka bërë ftesë zyrtare presidentes Osmani që në një kohë të përshtatshme për të dy palët, ta vizitojë Lituaninë. /Telegrafi/