LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lojtarë të PSG-së me valixhe në duar – klubi do të provojë t’i largojë në janar

Shtatë lojtarë të PSG-së me valixhe në duar – klubi do të provojë t’i largojë në janar

Paris Saint-Germain pret të ketë një dimër të ngarkuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për largimet nga skuadra.

Nën urdhrat e Mauricio Pochettinos erdhën shumë lojtarë të rinj në verë dhe ata aktualisht klubi ka deri në 35 lojtarë në librat e tyre.


Sipas L’Equipe, PSG po kërkon të largojë një numër të lojtarëve në afatin kalimtar të janarit. Klubi dëshiron të shesë të paktën katër lojtarë këtë dimër.

Mauro Icardi

Argjentinasi ka rënë nga forma deh kombinimi, siç pritej pas ardhjes së Lionel Messit. Ndarja e tij publike me Wanda Nara nuk i ndihmoi gjërat pasi ai humbi shumë ndeshje si rezultat i kësaj, por klubi dëshiron të marrë të paktën 50 milionë euro për të.

Ata e dinë se do të jetë e vështirë, kështu që nëse nuk e largojnë, ai do të qëndrojë si zgjedhja e katërt në sulm.

Rafinha Alcantara

Mesfushori spanjoll është anonim këtë sezon, duke luajtur vetëm 220 minuta.

L’Equipe shton se Pochettino nuk është i interesuar për të dhe se largimi i tij ka të ngjarë të ndodh në dimër.

Sergio Rico

Portieri Sergio Rico është tashmë zgjedhja e tretë pas ardhjes së Gianluigi Donnarumma, por ai ka kontratë deri në vitin 2024 dhe një pagë të madhe për një portier.

Mund të jetë e vështirë që ta largojnë, por drejtuesit e klubit nga Ligue 1 do të përpiqen.

Kurzawa, Diallo, Dagba, Edimbe…

Situata e Layvin Kurzawa është më e ndërlikuara, pasi klubi u përpoq ta largonte atë gjatë verës. Ai ishte opsion në mungesë të Juan Bernat, por ardhja e Nuno Mendes e ktheu përsëri në të padëshiruar.

Abdou Diallo është një emër tjetër dhe për të ka interesim nga Anglia dhe nëse vjen një ofertë e pranueshme, ai do të shtetet.

Colin Dagba (23 vjeç) dhe Eric Junior Dina Ebimbe (21 vjeç) janë lojtarë që klubi ka plane afatgjata për ta, por mund të largohet në formë huazimi që të luajnë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori