LAJMI I FUNDIT:

Supremja konstaton shkelje në aktgjykimin lirues të ish-kryesuesit të Asamblesë së Prizrenit

Supremja konstaton shkelje në aktgjykimin lirues të ish-kryesuesit të Asamblesë së Prizrenit
Foto: Arkiv

Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të prokurorit të shtetit në rastin e ish-kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prizrenit, Kujtim Gashit.

Supremja ka konstatuar se aktgjykimet liruese në rastin e Gashit në shkallë të parë dhe të dytë janë marrë në kundërshtim dhe në shkelje me ligjin penal.


Gashi me aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit më 23 dhjetor 2020 ishte liruar nga akuza për lidhjen e kontratave pa tender me televizionet lokale.

Ndërsa Apeli më 29 mars 2021 e ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj tij, duke e refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit të shtetit.

Kundër këtyre vendimeve, kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë ka parashtruar prokurori i shtetit me pretendimin se ka pasur shkelje esenciale dhe shkelje procedurale, të cilat kanë ndikuar në marrjen e vendimit të ligjshëm penal.

Supremja në këtë rast nuk ka gjetur se aktgjykimet e kundërshtuara përmbajnë shkelje esenciale, mirëpo ka konstatuar se gjykatat kanë nxjerrë konkludime të gabuara lidhur me ekzistimin e veprës penale për të cilën akuzohej Gashi.

Në arsyetimin e Supremes thuhet se veprimi i kundërligjshëm i të pandehurit qëndron në faktin se ai nuk i ka mundësuar konkurrencë operatorëve të tjerë.

“Esenca e veprimit të kundërligjshëm është se i pandehuri  nuk i ka mundësuar konkurrencë të gjithë operatorëve të cilët i plotësojnë kushtet ligjore për tenderim-konkurrencë. Por, ai ka mundësuar që drejtpërdrejt punën ta fitojnë operatorët e caktuar”, thuhet në arsyetimin e Supremes.

Me këtë, sipas Supremes, tek i pandehuri Gashi ka ekzistuar dashja, e cila përfshin dijeninë e tij se po e shfrytëzon pozitën dhe i tejkalon kompetencat si dhe me këto veprime ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm ndaj personit tjetër.

Kujtojmë që Gashi akuzohej se ka keqpërdorur pasurinë publike duke lidhur kontrata pa procedura të prokurimit me televizionet TV Besa dhe TV Opinion, për transmetimin e seancave të Asamblesë më 8 janar 2015 në shumën prej 250 euro për çdo seancë.

Ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1,750 euro.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari po ashtu ka lidhur kontratë me TV Opinion më 08 janar 2015, në shumën prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015, 2016 në shumën prej 6,700 euro.

Gjithsej për këto dy televizione, sipas aktakuzës, janë proceduar pagesa në shumën prej 8,450 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke kryer kështu veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.

Kujtim Gashi ka qenë edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së./kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori