LAJMI I FUNDIT:

Policia në Ferizaj shtonë patrullimin në rrugë, apel për kujdes gjatë vozitjes për shkak të reshjeve

Policia në Ferizaj shtonë patrullimin në rrugë, apel për kujdes gjatë vozitjes për shkak të reshjeve
Foto: Arkiv

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla”, thuhet në komunikatë.


“Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimrit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët : – Të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës”, njofton PK-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

Lajme
Kalo në kategori