LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon për largime urgjente në janar – katër emra në krye të listës

Juventusi mendon për largime urgjente në janar – katër emra në krye të listës

Juventusi po kërkon zgjidhje për krizën në Serie A pasi aktualisht gjenden në vendin e shtatë në kampionat.

Trajneri Max Allegri po kërkon emra të rinj nga kryesia e klubit për të provuar të ndryshojë situatën.


Mosdhënia e rezultateve nga disa lojtarë dhe përforcimi i skuadrës me emra të tjerë janë dy çështjet në klub.

Sipas Corriere della Sera, klubi do të kërkojë të largojë disa lojtarë që kanë paga të mëdha dhe emrat e tyre janë tashmë në tavolinë.

Dejan Kulusevski, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe Arthur Melo përbëjnë listën e lojtarëve që sipas Massimiliano Allegrit mund të largohen.

I riu suedez Kulusevski luan shpesh te Allegri, por duke u inkuadruar më shpesh nga banka rezervë, ndërsa Rabiot është ai që luan më shumë nga fillimi, por pa arritur ta tregojë potencialin.

Në anën tjetër Ramsey është zhdukur totalisht, pasi ka kohë që nuk ftohet në skuadër.

I fundit është Arthur që ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A dhe tre ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por po heziton të largohet nga “Zonja e Vjetër”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori