LAJMI I FUNDIT:

Correa tregon arsyen pse iu bashkua Interit edhe pse kishte oferta të tjera

Correa tregon arsyen pse iu bashkua Interit edhe pse kishte oferta të tjera

Joaquin Correa është bashkuar me Interin në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi argjentinas është në huazim te Interi, por që kampioni në fuqi e ka për detyrim për ta blerë atë.

27-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 15 ndeshje me Neroazzurët, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.


Ai ka thënë se aventura tri vjeçare te Lazio ka qenë fantastike për të, me dy trofe të fituar, por që kishte ardhur koha për një aventurë të re.

“Isha te Lazio për tre sezone, ngritëm dy trofe, si dhe fituam 12 ndeshje rresht duke vendosur kështu edhe një rekord për klubin. Përvoja te Lazio është diçka që e kujtoj me shumë dashuri, por mendoj se kishte ardhur momenti dhe doja të largohesha”, deklaroi Correa.

Tutje argjentinasi tha se kishte edhe oferta të tjera, por zgjodhi Interin edhe për faktin se aty ishte bashkëkombësi i tij, Lautaro Martinez.

“Kur ishim bashkë në Copa America, Lautaro më tha se duhet t’i bashkohesha tek Interi. Më pas të njëjtën gjë ma thanë edhe Calhanoglu dhe Vidal”.

“Kisha edhe oferta të tjera, por doja shumë të punoja sërish me Inzaghin. Ai është një trajner i madh, që të bën të ndihesh mirë. Është perfekt për Interin”, u shpreh Correa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori