LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian nën hetime pas komenteve negative për vaksinat kundër COVID-19

Presidenti brazilian nën hetime pas komenteve negative për vaksinat kundër COVID-19

Gjykata e Lartë e Brazilit ka hapur një hetim mbi komentet e bëra nga presidenti, Jair Bolsonaro duke pretenduar gabimisht se vaksinat COVID-19 mund të rrisin mundësinë e kontraktimit të SIDA-s.

Komentet e bëra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në media sociale – Facebook dhe YouTube i ndaluan menjëherë fjalimin presidentit, sipas politikave të tyre të lajmeve të rreme, transmeton Telegrafi.


Bolsonaro shpesh ka hedhur dyshime mbi efektivitetin e vaksinave, raporton bbc. Ai tashmë po përballet me një hetim të veçantë për trajtimin e pandemisë.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë më 24 tetor, Bolsonaro pohoi se raportet “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 po zhvillojnë Sindromën e Fituar të Mungesës Imunologjike (Aids) shumë më shpejt sesa pritej”. Pohimi është hedhur poshtë me forcë nga shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë.

Presidenti brazilian, i cili ka refuzuar të vaksinohet, ka mbrojtur komentet duke thënë se thjesht po citonte një artikull të një reviste.

Bolsonaro është nën presion të madh muajt e fundit dhe është përballur me një sërë krizash politike që kanë dëmtuar popullaritetin e tij.

Kujtojmë se një panel i posaçëm hetimor i Senatit mbështeti një raport që bën thirrje për ngritjen e akuzave kundër presidentit, duke përfshirë krime kundër njerëzimit. Bolsonaro ka pohuar se ai nuk është “fajtor absolutisht për asgjë”.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Brazil shkaku i coronavirusit është i dyti më i lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Më shumë se 615 mijë njerëz kanë vdekur dhe 22.1 milionë janë infektuar me virusin, megjithëse ekziston frika se shifrat e vërteta janë shumë më të larta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori