LAJMI I FUNDIT:

Peter Stano: Kisha Ruse ose kishat e tjera nuk duhej të përfshiheshin vullnetarisht në dezinformim

Peter Stano: Kisha Ruse ose kishat e tjera nuk duhej të përfshiheshin vullnetarisht në dezinformim

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka qenë pjesëmarrës edhe në pjesën e katërt të dokumentarit VIRUSSIA, i cili flet për ndikimin malinj rus, konkretisht ndikimin përmes Kishës Ortodokse.

Stano ka deklaruar “nuk e shoh të mundshme se Kisha Ruse apo cilado kishë tjetër të jetë, të ketë qenë apo që do të jetë e përfshirë në dezinformimin me vullnet të saj. Nëse këto kisha janë të vendosura në rolin e tyre kryesor e që është kujdesi ndaj besimtarëve, sa i përket zotit dhe sa i përket të jetuarit në raport me Biblën, por jo edhe të përfshihet në aferat dhe raportet e politikës dhe në vende të tjera, mënyrën se si vende të tjera janë të qeverisura dhe të udhëhequra”.


Dokumentari i RTK-së në bashkëpunim me televizione të tjera rajonale dhe institute të specializuara të ndikimit të huaj, që u shfaq mbrëmë, pati edhe materiale të tjera ekskluzive.

U botua një letër e vitit 1992 nga ish-kleriku i Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije drejtuar Kishës Ortodokse Ruse, ku “kërkohej që të përmirësohej gabimi i Kishës ruse kur e kishte pranuar Kishën Ortodokse ët Malit të Zi si autoqefale”. Kjo, sipas ekspertëve në VIRUSSIA ka treguar edhe qëllimin që e kishin protestat kishtare të njohura si “Litije” në Malin e Zi në vitin 2020.

Këto protesta kishtare rezultuan edhe në zgjedhjet nacionale në Mal të Zi, ku pushtetin e mori kryeministri i tashëm Krivokapiq, i cili, në ditën që sapo kishin përfunduar zgjedhjet, kishte shkuar pikërisht te prifti ortodoks serb Amfilohije për ta marrë bekimin.

Në anën tjetër, lidhur me këtë, drejtori i Këshillit Atlantik të Malit të Zi, dr. Savo Kentera, ka deklaruar se “Litijet në Malin e Zi nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me kishat dhe manastiret, por me diçka tjetër – me para”.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori